Marrëveshje bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve
Në ambientet e Ministrisë së Financave, u nënshkrua sot marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave dhe Autoritetit të Kontrollit Shtetëror të Eksporteve. Marrëveshja u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Z. Genti Gazheli dhe Drejtori i AKSHE-së, Z. Andrea Shllaku, në prani të Ministrit të Financave, Petrit Malaj dhe Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu.
Ky akt institucional ka si qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për lehtësimin e zbatimit të kuadrit ligjor në fuqi dhe për zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta në fushën e kontrollit të mallrave me përdorim të dyfishtë dhe atyre ushtarake.
Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, palët angazhohen të zhvillojnë një platformë efektive komunikimi dhe shkëmbimi informacioni, si dhe të ofrojnë asistencë teknike gjatë identifikimit dhe klasifikimit të mallrave që hyjnë ose dalin nga territori i Republikës së Shqipërisë, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 46/2018 dhe Kodit Doganor.
Marrëveshja vijon traditën e mirë të bashkëpunimit të konsoliduar ndër vite midis DPD dhe AKSHE, duke formalizuar dhe institucionalizuar bashkërendimin e veprimeve për kontrollin e flukseve tregtare strategjike. Ajo përcakton qartë format e ndërveprimit dhe detyrat përkatëse të secilit institucion, me qëllim sigurimin e një shkëmbimi të shpejtë, efikas dhe efektiv të informacionit.
Gjithashtu, parashikohet realizimi i analizave të përbashkëta të riskut për minimizimin e rreziqeve që lidhen me transferimet ndërkombëtare të mallrave ushtarake, artikujve dhe teknologjive me përdorim të dyfishtë, si dhe për parandalimin e trafikut të tyre të paligjshëm.
Në funksion të përmirësimit të efikasitetit dhe rritjes së kapaciteteve profesionale, palët do të angazhojnë ekspertët përkatës dhe do të bashkëpunojnë në hartimin e planeve dhe programeve të trajnimit, me qëllim rritjen e njohurive teorike dhe praktike të personelit doganor në fushën e sigurisë dhe mospërhapjes së armëve të shkatërrimit në masë.
Zbatimi i kësaj marrëveshjeje pritet të sjellë rezultate të prekshme në:
rritjen e transparencës dhe përgjegjshmërisë institucionale;
përmirësimin e kohës së reagimit dhe verifikimit;
forcimin e mbrojtjes kundër përdorimeve të paligjshme të mallrave strategjike;
përputhshmërinë e plotë me regjimet dhe standardet ndërkombëtare të kontrollit të eksporteve.
Bashkëpunimi ndërmjet Doganës dhe AKSHE-së mbetet një shembull i suksesshëm i partneritetit ndërinstitucional, që kontribuon drejtpërdrejt në garantimin e sigurisë kombëtare, mbrojtjen e interesave strategjike të shtetit dhe përmbushjen e angazhimeve ndërkombëtare të Shqipërisë

Autostrada Tiranë-Durrës hapet për qarkullim në fund të dhjetorit/ Balluku: Një nga kantierët që ka ecurinë më të mirë në të gjithë Shqipërinë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në kantierin e autostradës Tiranë-Durrës. Sipas......

“Më shumë lehtësi fiskale për start up-et” - Kapo: Janë në fazat e para të zhvillimit. U mungon lidhja me hub-e ndërkombëtare
Shqipëria është akoma në fazat e para të zhvillimit të ekosistemit të start up-eve, por ka potencial të kthehet në një hub inovacioni në rajon, në rast se......

VKM/ Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2030. Miratohen shpronësime në Tiranë!
Këshilli i Ministrave ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030 dhe të planit të veprimit 2025 – 2027. Synimi i strategjisë është......

Këshilli Ministrave emëron dy zv.ministra të rinj tek Arsimi dhe Mjedisi. Roland Kristo largohet nga Bujqësia!
Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin e zv.ministrave të rinj. Herida Duro është emëruar zëvendësministre e Arsimit. Më parë Duro ka mbajtur potin e......

Bashkëpunim në energji dhe teknologji - Cilat janë marrëveshjet e para tregtare mes Shqipërisë dhe Indisë?
Një faqe e re në marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Indisë, u krijua pas hapjes së ambasadës indiane në vendin tonë. Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë në......

Sistemi financiar shqiptar, drejt tranzicionit të gjelbër - Zhvillimi i taksonomisë kombëtare, kusht për integrimin në BE
Sistemi financiar shqiptar po bën hapa përpara drej tranzicionit të gjelbër. Banka e Shqipërisë synon që të nxisë më tej politikat e qëndrueshme, integrimin......

Bashkitë, afat për përcaktimin e zonave prioritare - Paketa e Maleve/ Rama: Deri në fund të muajit dorëzoni hartat!
Bashkitë do të kenë afat deri në fund të muajit tetor për të dorëzuar hartat e zonave prioritare në territorin e tyre, për t’i hapur dritën jeshile miratimit......

Ndryshimi i orës sjell pasoja sociale - Të dielën akrepat kthehen një orë pas, ndërsa debati vazhdon
Të dielën rikthehet ora dimërore. Ndryshimi do të bëhet në orët e para të mëngjesit kur akrepat do të kthehen një orë pas, pra nga ora 03:00 në......