Shqipëria Postuar më 23 Tetor 2025, 15:07

Këshilli Ministrave emëron dy zv.ministra të rinj tek Arsimi dhe Mjedisi. Roland Kristo largohet nga Bujqësia!

Nga Edel Strazimiri

Këshilli Ministrave emëron dy zv.ministra të rinj tek Arsimi dhe

Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin e zv.ministrave të rinj. Herida Duro është emëruar zëvendësministre e Arsimit. Më parë Duro ka mbajtur potin e drejtoreshës së Turizmit në kohën kur kjo ministri drejtohej nga Mirela Kumbaro.

Gjithashtu, Elda Xhumari është emëruar zëvendësministre e Mjedisit. Ndërsa, zv.ministri i Bujqësisë, Roland Kristo është liruar nga kjo detyrë.

Ndërkohë, Arta Dollani është liruar nga posti i drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit. Dollani këtë post e mbajti prej 17 dhjetorit 2021.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat