Autostrada Tiranë-Durrës hapet për qarkullim në fund të dhjetorit/ Balluku: Një nga kantierët që ka ecurinë më të mirë në të gjithë Shqipërinë
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku inspektoi punimet në kantierin e autostradës Tiranë-Durrës. Sipas ecurisë së punimeve, Balluku u shpreh se loti i parë do të jetë i hapur për qarkullimin e makinave deri në fund të muajit dhjetor.
“Ndodhemi në një nga kantieret që po ecin më mirë për të thënë të drejtën, në të gjithë Shqipërinë, që është kantieri i autostradës Tiranë-Durrës. Ndodhemi në fazën e dytë të këtij kantieri. Faza e parë ka një ecuri të mirë të qëndrueshme 65% ndërkohë që faza e dytë ka 80% ecuri. Tashmë autostrada Tiranë-Durrës, në 6 km e parë, duke nisur nga Casa Italia, dhe deri në mbikalimin e Kasharit kthehet në një autostradë të tipit A, me një kurorë prej 32.5 m gjerësi. Kemi tre korsi nga të dyja krahët plus një korsi emergjence që e bën me 4 korsi nga të dyja krahët. Ecuria e projektit është shumë e mirë. Pra, faza e parë është 65% ecuria dhe në fazën e dytë 85%. Domethënë ne shpresojmë që për festat e fundvitit ta kemi dorëzuar, pavarësisht se afati kontraktual është shtatori i vitit 2026", -u shpreh Balluku.
Ndërkohë, ARRSH ka nisur përgatitjet edhe për për gjelbërimin si dhe arredimin urban të kësaj autostrade. Sipas zëvendëskryeministres Balluku, do të ketë edhe një ndryshim brenda tuneleve të Shqiponjës përsa i përket arredimit duke qenë se është hyrja kryesore e Tiranës.

“Më shumë lehtësi fiskale për start up-et” - Kapo: Janë në fazat e para të zhvillimit. U mungon lidhja me hub-e ndërkombëtare
Shqipëria është akoma në fazat e para të zhvillimit të ekosistemit të start up-eve, por ka potencial të kthehet në një hub inovacioni në rajon, në rast se......

VKM/ Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2030. Miratohen shpronësime në Tiranë!
Këshilli i Ministrave ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030 dhe të planit të veprimit 2025 – 2027. Synimi i strategjisë është......

Këshilli Ministrave emëron dy zv.ministra të rinj tek Arsimi dhe Mjedisi. Roland Kristo largohet nga Bujqësia!
Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin e zv.ministrave të rinj. Herida Duro është emëruar zëvendësministre e Arsimit. Më parë Duro ka mbajtur potin e......

Bashkëpunim në energji dhe teknologji - Cilat janë marrëveshjet e para tregtare mes Shqipërisë dhe Indisë?
Një faqe e re në marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Indisë, u krijua pas hapjes së ambasadës indiane në vendin tonë. Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë në......

Sistemi financiar shqiptar, drejt tranzicionit të gjelbër - Zhvillimi i taksonomisë kombëtare, kusht për integrimin në BE
Sistemi financiar shqiptar po bën hapa përpara drej tranzicionit të gjelbër. Banka e Shqipërisë synon që të nxisë më tej politikat e qëndrueshme, integrimin......

Bashkitë, afat për përcaktimin e zonave prioritare - Paketa e Maleve/ Rama: Deri në fund të muajit dorëzoni hartat!
Bashkitë do të kenë afat deri në fund të muajit tetor për të dorëzuar hartat e zonave prioritare në territorin e tyre, për t’i hapur dritën jeshile miratimit......

Ndryshimi i orës sjell pasoja sociale - Të dielën akrepat kthehen një orë pas, ndërsa debati vazhdon
Të dielën rikthehet ora dimërore. Ndryshimi do të bëhet në orët e para të mëngjesit kur akrepat do të kthehen një orë pas, pra nga ora 03:00 në......

Pse pensionistët e qytetit po shtohen dhe të fshatit po tkurren? - Faktorët/ Nga migrimi i brendshëm, tek infomaliteti në tregun e punës
Qendrat urbane kanë një numër shumë më të lartë dhe në rritje të pensionistëve, ndërsa tërësisht e kundërta është duke ndodhur me fshatrat, ku numri i të......