“Më shumë lehtësi fiskale për start up-et” - Kapo: Janë në fazat e para të zhvillimit. U mungon lidhja me hub-e ndërkombëtare

Shqipëria është akoma në fazat e para të zhvillimit të ekosistemit të start up-eve, por ka potencial të kthehet në një hub inovacioni në rajon, në rast se përdoren mekanizmat e duhur për të rritur mbështetjen ndaj tyre.
Sipas studiueses Klevisa Kapo, mungesa e lidhjes së këtyre biznesve të reja me hub-et ndërkombëtare është vetëm një ndër faktorët që pengon ngritjen e tyre.
“Ekosistemi i start up-eve në Shqipëri është në faza të hershme, që do të thotë se mungojnë shumë elementë thelbësorë, siç janë strukturat e qëndrueshme, mekanizmat qeveritarë, lidhja me hub-et ndërkombëtare dhe për këtë arsye edhe suporti që kanë start up-et në Shqipëri është deri diku i kufizuar dhe ndoshta jo kompetitiv me ekosistemet më të zhvilluara në botë. Aktualisht, ne kemi forma të mbështetjes së start up-eve, siç mund të jenë grantet”, theksoi Kapo.
Ajo u shpreh se lehtësira fiskale, shlyerja e pagave të punonjësve të tyre në muajt e parë ose më shumë konkurse ku start up-et të fitojnë grante, janë vetëm disa nga mënyrat se si mund të rritet mbështetja ndaj tyre.
“Një mekanizëm ose një formë shumë e mirë, e cila mund t'i suportonte start up-et, mund të inkorporohet në ligjin e start up-eve dhe mund të përfshijë forma të ndryshme suporti, si për shembull mbështetje me taksat, mbështetje me pagat e punonjësve në vitet e para të një start up-i. Ka modele në botë, të cilat në momentin që një start up ndërtohet, shteti i klasifikon në një kategori më vete dhe ato kanë përfitime të larmishme që nuk i kanë bizneset e tjera. Ka edhe shumë iniciativa që janë ndërmarrë, siç mund të jenë konkurse të ndryshme që zhvillohen për start up-et, coworking spaces, qendra Piramida”, tha studiuesja.
Shqipëria u rendit në vendin e 83-të në botë në Indeksin më të fundit Global të Ekosistemit të Start up-eve, duke u përkeqësuar në krahasim me vitin e mëparshëm.
VKM/ Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025–2030. Miratohen shpronësime në Tiranë!
Këshilli i Ministrave ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Sigurinë Kibernetike 2025-2030 dhe të planit të veprimit 2025 – 2027. Synimi i strategjisë është......
Këshilli Ministrave emëron dy zv.ministra të rinj tek Arsimi dhe Mjedisi. Roland Kristo largohet nga Bujqësia!
Këshilli i Ministrave ka vendosur emërimin e zv.ministrave të rinj. Herida Duro është emëruar zëvendësministre e Arsimit. Më parë Duro ka mbajtur potin e......
Bashkëpunim në energji dhe teknologji - Cilat janë marrëveshjet e para tregtare mes Shqipërisë dhe Indisë?
Një faqe e re në marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Indisë, u krijua pas hapjes së ambasadës indiane në vendin tonë. Dhoma e Industrisë dhe Tregtisë në......
Sistemi financiar shqiptar, drejt tranzicionit të gjelbër - Zhvillimi i taksonomisë kombëtare, kusht për integrimin në BE
Sistemi financiar shqiptar po bën hapa përpara drej tranzicionit të gjelbër. Banka e Shqipërisë synon që të nxisë më tej politikat e qëndrueshme, integrimin......
Bashkitë, afat për përcaktimin e zonave prioritare - Paketa e Maleve/ Rama: Deri në fund të muajit dorëzoni hartat!
Bashkitë do të kenë afat deri në fund të muajit tetor për të dorëzuar hartat e zonave prioritare në territorin e tyre, për t’i hapur dritën jeshile miratimit......
Ndryshimi i orës sjell pasoja sociale - Të dielën akrepat kthehen një orë pas, ndërsa debati vazhdon
Të dielën rikthehet ora dimërore. Ndryshimi do të bëhet në orët e para të mëngjesit kur akrepat do të kthehen një orë pas, pra nga ora 03:00 në......
Pse pensionistët e qytetit po shtohen dhe të fshatit po tkurren? - Faktorët/ Nga migrimi i brendshëm, tek infomaliteti në tregun e punës
Qendrat urbane kanë një numër shumë më të lartë dhe në rritje të pensionistëve, ndërsa tërësisht e kundërta është duke ndodhur me fshatrat, ku numri i të......
Instituti i Vienës për ekonominë shqiptare/ Parashikimet e vjeshtës flasin për një rritje ekonomike prej 3.5% në vitin 2025
“Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare” ka publikuar raportin më të fundit me projeksionet e vjeshtës për vitin 2025 duke e ulur normën e......





