Putin “shuan” shpresat për marrëveshjen e grurit - Pse ka rëndësi kjo për perëndimin dhe jo vetëm

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me Vladimir Putin, duke shpresuar të bindë liderin rus që t'i bashkohet sërish një marrëveshjeje që lejon Ukrainën të eksportojë grurë në mënyrë të sigurtë. Moska u tërhoq nga marrëveshja në korrik. Por Putin e bëri të qartë se nisma nuk do të rikthehej tani. Putini shuajti shpresat për një ringjallje të nismës së grurit, duke thënë se Perëndimi duhet së pari të përmbushë kërkesat e tij për lehtësimin e eksporteve bujqësore ruse. Perëndimi i ka hedhur poshtë ato ankesa më parë dhe ka thënë se nuk ka asgjë që i ndalon ato eksporte. Gjithnjë e më shumë anije mallrash nga Ukraina përdorin një korridor civil pavarësisht kërcënimeve ruse.
Kremlini refuzoi të rinovojë marrëveshjen e grurit kur ajo përfundoi në korrik, duke pretenduar se një marrëveshje paralele që premtonte heqjen e pengesave ndaj eksporteve ruse të ushqimit dhe plehrave nuk ishte respektuar. Moska u ankua se kufizimet në transportin dhe sigurimet penguan tregtinë e saj bujqësore, edhe pse ajo ka dërguar sasi rekord gruri që nga viti i kaluar. Disa kompani kanë qenë të kujdesshme për të bërë biznes me Rusinë për shkak të sanksioneve, megjithëse vendet perëndimore kanë dhënë garanci se eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave janë të përjashtuara.
Marrëveshja origjinale – e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia në korrik 2022 – lejoi që afro 36 milionë ton drithëra dhe mallra të tjera të largoheshin të sigurta nga tre porte të Ukrainës, pavarësisht luftës së Rusisë.
Që kur Putini u tërhoq nga nisma, Erdogan është zotuar vazhdimisht të rinovojë marrëveshjet që ndihmuan në shmangien e një krize ushqimore në pjesë të Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë. Ukraina dhe Rusia janë furnizuesit kryesorë të grurit, elbit, vajit të lulediellit dhe mallrave të tjera në të cilat mbështeten vendet në zhvillim.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres i dërgoi së fundmi ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov "propozime konkrete" që synojnë të çojnë eksportet ruse në tregjet globale dhe të lejojnë rifillimin e nismës së Detit të Zi. Por Lavrov tha se Moska nuk ishte e kënaqur me këto propozime.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Ujësjellësit, 2 shoqëri rajonale brenda vitit - Drejt finalizimit Vlora dhe Shkodra, mbetet vetëm bashkimi i Tiranës me Vorën e Kamzën
Krijimi i shoqërive rajonale të ujësjellës – kanalizime Vlorë dhe Shkodër parashikohet të përfundojë brenda këtij viti, sipas Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës......

iPhone i ri, karikues i ri: Apple i përkulet rregullave të BE-së
iPhone i fundit i Apple pothuajse me siguri do të ketë një pikë ngarkimi USB-C kur të zbulohet më 12 shtator. Telefonat e firmës aktualisht përdorin......

‘Kim Jong Un pritet të takojë Putinin' – Qëllim kryesor shitja e armëve për përdorim në luftën në Ukrainë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut së shpejti mund të vizitojë Rusinë për të takuar Vladimir Putin dhe për t'i shitur atij armë për t'i përdorur në luftën në......

Rriten me 30% kërkesat për azil në BE për 2023 - Rreth 41% e aplikimeve në shkallën e parë kanë marrë përgjigje pozitive
Kërkesat për azil të regjistruara në vendet e BE-së, Norvegji dhe Zvicër u rritën me pothuajse 30% gjatë gjysmës së parë të 2023, krahasuar me një vit më......

Marrëveshje Shqipëri - Kosovë / Lehtësohen procedurat në pikat e inspektimit kufitar, për produktet me origjinë joshtazore
Këshilli i Ministrave ka vendosur miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës,......

Kursi i këmbimit – Bien monedhat kryesore, dollari në rritje
Dollari amerikan e ka nisur ditën me një rritje të lehtë të kuotës duke u blerë me 99.2 lekë dhe duke u shitur me 100.5 lekë. Monedha europiane nga ana......

Profili/ Nga OSBE dhe Ministria e Mbrojtjes. Kush është Igli Hasani, i propozuar si ministër i Jashtëm
Igli Hasani është propozuar në detyrën e ministrit të Jashtëm. Hasani vjen nga një karrierë e gjatë diplomatike. Ai ka qenë përfaqësuesi i Shqipërisë në OSBE......

Profili/Kush është Albana Koçiu, ministrja e re e Shëndetësisë
Albana Koçiu është propozuar nga kryeministri Edi Rama për detyrën e Ministres së Shëndetësisë. Koçiu mban pozicionin e Drejtorit të Departamentit të......