Kriza kineze, “drithërima” në Perëndim - Rritja ekonomike po “mbytet”. Konsumi dhe investimet e huaja po bien

Rreth tre javë më parë, presidenti amerikan Biden e krahasoi Kinën me një "bombë me sahat në themelet e ekonomisë globale", duke iu referuar patologjive të saj dhe ndikimit të mundshëm ndërkombëtar të kolapsit përfundimtar. Fjalët e tij përshkruajnë realitetin e Kinës, e cila pas dekadash rritjeje marramendëse po përballet me një koktejl krizash në gjendje ta kthejë atë në një ekonomi anemike, e cila do të kërkojë një rrugëdalje dhe një model të ri.
Siç ka theksuar FMN-ja, për çdo rritje prej 1% në Kinë, PBB-ja globale rritet me 0.3%. Kjo është arsyeja pse nuk është hera e parë që kriza e ekonomisë kineze ka shkaktuar drithërima në ekonomitë perëndimore. Në zemër të krizës së saj janë trazirat në të cilat po zhytet sektori i pasurive të paluajtshme, që përfaqëson më shumë se 30% të ekonomisë dhe për vite me radhë ka pasur një rritje shpërthyese.
Në të njëjtën kohë, konsumi po bie dhe ekonomia e saj vuan nga deflacioni, kërkesa private dhe po ashtu edhe investimet e huaja po zbehen. Investitorët e huaj kanë tërhequr 10 miliardë dollarë nga bonot kineze dhe papunësia po rritet, ndërsa tek të rinjtë ka kaluar 20%. Për sa i përket ritmeve të rritjes së saj, ato janë absolutisht zhgënjyese, ndërsa shumë ekonomistë shpresonin se do të ishin sërish spektakolare pas heqjes së masave kufizuese kundër pandemisë. Ekonomia kineze, laboratori botëror dhe nxitësi më i madh i rritjes globale, është pa ajër dhe nuk është në gjendje t'i afrohet objektivit të rritjes prej 5%.
Ekonomia e dytë më e madhe në botë, e cila për dekada nxiti ekonominë globale me eksportet e saj të lira, importoi lëndë të para industriale dhe naftë për të shtyrë kërkesën globale të lartë dhe u shfaq si një fuqi globale teknologjike e aftë për të trembur Uashingtonin, duket se e ka humbur ritmin e saj.
E gjithë kjo po ndodh ndërsa projekti madhështor i presidentit kinez Xi Jinping, i njohur si Rruga e Re e Mëndafshit, mbyll dekadën e tij të parë, i cili, përtej çdo ambicieje të ndikimit ndërkombëtar që i shërben, ishte qartësisht një përpjekje e Pekinit për t'u dhënë prodhuesve kinezë mundësinë për të nxjerrë fitime nga projektet jashtë shtetit, për të mbetur aktivë dhe fitimprurës dhe sigurisht për të siguruar miliona vende pune.
Ethet e investimeve të Kinës kanë çuar në ndërtimin e qyteteve “fantazmë”, të përbërë nga shtëpi dhe ndërtesa banimi që nuk kanë qenë kurrë të banuara nga askush, si dhe në ndërtimin e një aeroporti më të avancuar nga i cili asnjë avion nuk është ngritur ndonjëherë. E gjithë kjo u financua, megjithatë, me emetimin e vazhdueshëm të borxhit nga autoritetet kineze, me rezultatin që sot totali i borxhit të Kinës arrin në një masë marramendëse, edhe për standardet e vendeve të Eurozonës, 300% të PBB-së kineze: afërsisht katër herë më e madhe se ekonomia kineze.
Ndonëse autoritetet kineze janë mësuar të fshehin zhvillimet negative në ekonomi, ngadalësimi i rritjes në ritme anemike u konfirmua pak ditë më parë nga Shërbimi Statistikor i Kinës, kur e cilësoi kërkesën e brendshme si ‘të pamjaftueshme’ dhe theksoi se “"duhen marrë masat për të mbështetur dhe forcuar themelet e rimëkëmbjes ekonomike”.
Dorina Kurtaj / SCAN

Kostot në ndërtim, më të lira se një vit më parë - Çmimet në sektor u rritën me 4.7% në 3-mujorin e dytë. Ndikuan materialet dhe energjia
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, tregues i cili mat ecurinë e çmimeve në sektor, me bazë tremujore, për tre muajt e dytë të këtij viti fiksohet pranë 4.7%,......

Korrik, dominon kredia për tregti e riparim makinash - Fluksi i huave të reja, në rënie të dukshme krahasuar me qershorin
Ndërsa kredia e dhënë nga bankat për bizneset ka shënuar rënie të flukseve gjatë korrikut, në rritje të fortë është vetëm grupi “Tregtia me shumicë dhe me......

Ç’ndodh me AMF deri në zgjedhjen e kryetarit të ri - Funksionet mbulohen nga Nëndrejtori Ekzekutiv, Qeveria propozon emrin e ri
Tre vjet pas emërimit të Ervin Metes në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare mbetet pa drejtues për shkak të......

“Lulëzojnë” minierat e bakrit - AKBN: Nxirret 618 mijë ton mineral, nga 16 leje. Ja zonat me potencial për kërkime të reja
Prodhimi i mineralit të bakrit në vendin tonë ka shënuar një tendencë në rritje nga viti 2017, sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Agjencia Kombëtare......

Putin “shuan” shpresat për marrëveshjen e grurit - Pse ka rëndësi kjo për perëndimin dhe jo vetëm
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me Vladimir Putin, duke shpresuar të bindë liderin rus që t'i bashkohet sërish një marrëveshjeje që lejon Ukrainën......

Ujësjellësit, 2 shoqëri rajonale brenda vitit - Drejt finalizimit Vlora dhe Shkodra, mbetet vetëm bashkimi i Tiranës me Vorën e Kamzën
Krijimi i shoqërive rajonale të ujësjellës – kanalizime Vlorë dhe Shkodër parashikohet të përfundojë brenda këtij viti, sipas Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës......

iPhone i ri, karikues i ri: Apple i përkulet rregullave të BE-së
iPhone i fundit i Apple pothuajse me siguri do të ketë një pikë ngarkimi USB-C kur të zbulohet më 12 shtator. Telefonat e firmës aktualisht përdorin......

‘Kim Jong Un pritet të takojë Putinin' – Qëllim kryesor shitja e armëve për përdorim në luftën në Ukrainë
Udhëheqësi i Koresë së Veriut së shpejti mund të vizitojë Rusinë për të takuar Vladimir Putin dhe për t'i shitur atij armë për t'i përdorur në luftën në......