Shqipëria Postuar më 5 Shtator 2023, 14:14

Kostot në ndërtim, më të lira se një vit më parë - Çmimet në sektor u rritën me 4.7% në 3-mujorin e dytë. Ndikuan materialet dhe energjia

Nga SCAN TV
Kostot në ndërtim, më të lira se një vit më

Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, tregues i cili mat ecurinë e çmimeve në sektor, me bazë tremujore, për tre muajt e dytë të këtij viti fiksohet pranë 4.7%, sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Krahasuar me një vit më parë kur ky ndryshim regjistrohej në 6.2% vihet re se është shënuar një rënie. Referuar këtij ndryshimi duket se rënia e përgjithshme e çmimeve ka ndikuar edhe në sektorin e ndërtimit. Nga të dhënat shohim se kjo është vlera më e ulët që nga tremujori i parë i vitit të kaluar kur çmimet në ndërtim rriteshin me 5%.

Sa i përket rritjes së çmimeve në tremujorin e dytë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, nga shifrat rezulton se, rritjen me të lartë të çmimeve e ka shënuar grupi “Shpenzime materiale” me 5.4%, pasuar nga grupet “Shpenzime energjie” me 5.0%, “Shpenzime për paga” me 4.9%, “Kosto të tjera” me 4.6%, “Shpenzime transporti” me 4.0% dhe “Shpenzime makinerie” me 2.9%. Brenda grupit “Shpenzime materiale”, indekset e nëngrupit “Materiale hidro-sanitare dhe ventilimi” shënuan rritjen më të lartë me 5.8%, pasuar nga grupi “Materiale ndërtimi” me 5.5% dhe “Materiale elektrike dhe komunikimi” me 4.3%.

Në terma tremujorë ndërkohë, shohim se çmimet në ndërtim janë rritur me 1.1%, nga 1.2% që rriteshin në tremujorin e parë të po këtij viti. Sipas shifrave të “INSTAT” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shpenzime energjie” me 2.2%, pasuar nga grupet “Shpenzime për paga” me 1.3%, “Shpenzime materiale” me 1.0%, “Shpenzime transporti” me 0.9%, “Shpenzime makinerie” dhe “Kosto të tjera” me 0.5% secila.

Pra, nga panorama e plotë e të dhënave shohim se si në terma vjetorë, ashtu edhe në terma tremujorë, asnjë prej zërave të shpenzimeve në sektor nuk ka pësuar rënie gjatë tremujorit të dytë të këtij viti.

Xhorxhina Deda / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat