Egjipti blen privatisht 480 mijë ton grurë rus - Putin premton furnizim edhe për 6 vende afrikane

Egjipti bleu rreth gjysmë milioni ton grurë rus përmes kanaleve private, me çmime më të ulëta se ato të ofruara në tenderët e rregullt. Autoriteti i Përgjithshëm për Furnizimin e Mallrave bleu rreth 480 mijë ton grurë rus nga firma tregtare ‘Solaris’ me një çmim prej rreth 270 dollarë për ton, përfshirë transportin e mallrave në portin e importuesit.
Egjipti dhe Rusia kanë arritur një marrëveshje sekrete për blerjen e mijëra ton drithëra nga Moska. Sulmi i Rusisë kundër Ukrainës ka pasur efektin anësor të ndalimit të eksporteve të drithërave, me rrezikun për të çuar disa zona të botës, veçanërisht në Afrikë, drejt urisë. Deri një muaj më parë ishte në fuqi një marrëveshje që i lejonte Ukrainës të dërgonte anije tregtare me grurë nga portet e Detit të Zi, por Putini ka refuzuar ta zgjasë atë marrëveshje. Ndërkohë, Egjipti, importuesi kryesor i drithit në botë, ka nënshkruar një marrëveshje të madhe private për blerjen e gati gjysmë milioni ton drithë të prodhuar në Rusi.
Egjipti ka qenë shumë i varur nga gruri rus që nga fillimi i luftës në Ukrainë, megjithëse ka përfunduar gjithashtu blerjet nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Serbia dhe Rumania.
Sipas disa të dhënave, Kajro importon 12 milionë ton grurë në vit dhe është ndikuar nga rritja e çmimeve të shkaktuar nga konflikti. Në vitin 2020, 86% e importeve të grurit të Egjiptit vareshin nga Rusia dhe Ukraina. Gjithashtu për shkak të ngadalësimit të turizmit, turistët rusë dhe ukrainas nuk vijnë më, ose mbërrijnë më pak, kriza ekonomike në Egjipt është kthyer gjithashtu në krizë ushqimore dhe krizë valutore. Në fund të shkurtit, një ministër egjiptian shpjegoi se rezervat e grurit të vendit të tij ishin të mjaftueshme vetëm për katër muaj e gjysmë të tjerë. Prandaj u mor vendimi për t'iu drejtuar të gjithë prodhuesve të mundshëm, përfshirë Rusinë.
Ndërkohë presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u shpreh se javët e ardhshme vendi do të dërgojë rreth 50 mijë ton grurë në gjashtë vende afrikane. Sipas tij, për këtë vit është parashikuar të prodhohet 130 milion ton grurë, nga të cilat 60 milionë do të eksportohen
Dorina Kurtaj / SCAN

A po ulet varësia e Shqipërisë për drithëra nga importi? - Raporti midis prodhimit vendas dhe sasisë së blerë nga jashtë
Vendi ynë u prek ndjeshëm nga pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë gjatë vitit që kaloi e cila tronditi tregjet botërore dhe marrëveshjet tregtare. Një ndër......

Kriza kineze, “drithërima” në Perëndim - Rritja ekonomike po “mbytet”. Konsumi dhe investimet e huaja po bien
Rreth tre javë më parë, presidenti amerikan Biden e krahasoi Kinën me një "bombë me sahat në themelet e ekonomisë globale", duke iu referuar patologjive të saj......

Kostot në ndërtim, më të lira se një vit më parë - Çmimet në sektor u rritën me 4.7% në 3-mujorin e dytë. Ndikuan materialet dhe energjia
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, tregues i cili mat ecurinë e çmimeve në sektor, me bazë tremujore, për tre muajt e dytë të këtij viti fiksohet pranë 4.7%,......

Korrik, dominon kredia për tregti e riparim makinash - Fluksi i huave të reja, në rënie të dukshme krahasuar me qershorin
Ndërsa kredia e dhënë nga bankat për bizneset ka shënuar rënie të flukseve gjatë korrikut, në rritje të fortë është vetëm grupi “Tregtia me shumicë dhe me......

Ç’ndodh me AMF deri në zgjedhjen e kryetarit të ri - Funksionet mbulohen nga Nëndrejtori Ekzekutiv, Qeveria propozon emrin e ri
Tre vjet pas emërimit të Ervin Metes në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare mbetet pa drejtues për shkak të......

“Lulëzojnë” minierat e bakrit - AKBN: Nxirret 618 mijë ton mineral, nga 16 leje. Ja zonat me potencial për kërkime të reja
Prodhimi i mineralit të bakrit në vendin tonë ka shënuar një tendencë në rritje nga viti 2017, sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Agjencia Kombëtare......

Putin “shuan” shpresat për marrëveshjen e grurit - Pse ka rëndësi kjo për perëndimin dhe jo vetëm
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me Vladimir Putin, duke shpresuar të bindë liderin rus që t'i bashkohet sërish një marrëveshjeje që lejon Ukrainën......

Ujësjellësit, 2 shoqëri rajonale brenda vitit - Drejt finalizimit Vlora dhe Shkodra, mbetet vetëm bashkimi i Tiranës me Vorën e Kamzën
Krijimi i shoqërive rajonale të ujësjellës – kanalizime Vlorë dhe Shkodër parashikohet të përfundojë brenda këtij viti, sipas Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës......