Bizneset “rrëzojnë” taksën e pronës - “Hapësirë për abuzim me qytetarët, norma tatimore shumë e lartë”

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka një sërë rezervash për projektligjin e taksimit të pasurive të paluajtshme, duke e cilësuar atë një dokument me probleme thelbësore në konceptim dhe që lë hapësira të konsiderueshme për abuzime. Me komentet e bëra mbi draftin, Dhoma Amerikane e Tregtisë sugjeron që përcaktimi i metodologjisë së vlerësimit duhet të bëhet nga ligji dhe jo të lihet në dorë të qeverisë.
“Procesi i vlerësimit është momenti më i prekshëm dhe më me interes i këtij projektligji. Nëse ligji përcakton vetëm tarifën e taksës dhe ndërkohë qeveria është e lirë të përcaktojë mënyrën/metodologjinë e vlerësimit të bazës së tatueshme, jemi në kundërshtim me parimin kushtetues që taksat vendosen me LIGJ. Taksa quhet e vendosur nëse përcaktohet tarifa dhe vlera e tatueshme. Për më tepër, nga pikëpamja praktike, projektakti duhet të shoqërohet me ilustrime të përllogaritjeve dhe shembujt e ofruara në relacion nuk janë të mjaftueshme”, thuhet në komente.
Gjithashtu, Dhoma Amerikane konstaton se tarifat e reja janë shumë të larta krahasuar me ato ekzistuese. “Në relacion flitet për rritje të të ardhurave nga taksa e pasurisë por rritja duhet të vijë nga mirëadministrimi dhe jo nga katërfishimi i normës tatimore”, citon dokumenti. Dhoma Amerikane shprehet se fleksibiliteti që kanë bashkitë për dyfishimin e normës nga vlera minimale tek ajo maksimale lë shkak për abuzim. Në këtë pikë sugjerohet që të ketë vetëm një normë tatimore për taksën e pasurisë dhe bashkia të ketë të drejtë ta ulë, nëse vendos kështu. Një tjetër shqetësim është niveli i taksës. “Nëse bëjmë një krahasim të normave tatimore mes pronave të ndryshme vëmë re se gati barazohet banesa/shtëpia me një dyqan/qendër tregtare. Prona rezidenciale tatohet deri në 0.2% ndërsa prona tregtare vetëm 0.25 për qind.
Duhet theksuar se prona tregtare nxjerr të ardhura dhe nga ato mund të alokohen disa për të rritur taksën e pronës, por shtëpia nuk nxjerr të ardhura, përkundrazi krijon shpenzime dhe afrimi i normës tatimore nuk përbën një taksim të drejtë”, citon raporti. Po ashtu në komente thuhet se projektligji është hartuar pa marrë në konsideratë legjislacionin ekzistues në Shqipëri qoftë ligjin për procedurat tatimore, qoftë Kodin e Procedurave Administrative apo ligje te tjerë. Ndërsa sugjerohet se projektligji duhet të përcaktojë qartazi kompetencat dhe tagrat e Bashkisë si dhe Këshillit Bashkiak, në lidhje me administrimin, në përcaktimin e shkallës së taksës dhe ekzekutimin.
Problematikat ligjore ekzistuese lidhur me pronat e paluajtshme në vendin tonë, mungesa e një baze të saktë të të dhënave për taksën e pasurisë së paluajtshme si dhe përcaktimi dhe zbatimi i metodologjisë efektive konsiderohen si sfidat kryesore për suksesin e këtij projektligji, i cilësohet si i nxituar, duke qenë se hyrja në fuqi do të jetë në Janar të 2026.
Elisabeta Dosku/ SCAN

Egjipti blen privatisht 480 mijë ton grurë rus - Putin premton furnizim edhe për 6 vende afrikane
Egjipti bleu rreth gjysmë milioni ton grurë rus përmes kanaleve private, me çmime më të ulëta se ato të ofruara në tenderët e rregullt. Autoriteti i......

A po ulet varësia e Shqipërisë për drithëra nga importi? - Raporti midis prodhimit vendas dhe sasisë së blerë nga jashtë
Vendi ynë u prek ndjeshëm nga pasojat e luftës së Rusisë në Ukrainë gjatë vitit që kaloi e cila tronditi tregjet botërore dhe marrëveshjet tregtare. Një ndër......

Kriza kineze, “drithërima” në Perëndim - Rritja ekonomike po “mbytet”. Konsumi dhe investimet e huaja po bien
Rreth tre javë më parë, presidenti amerikan Biden e krahasoi Kinën me një "bombë me sahat në themelet e ekonomisë globale", duke iu referuar patologjive të saj......

Kostot në ndërtim, më të lira se një vit më parë - Çmimet në sektor u rritën me 4.7% në 3-mujorin e dytë. Ndikuan materialet dhe energjia
Indeksi i Kushtimit në Ndërtim, tregues i cili mat ecurinë e çmimeve në sektor, me bazë tremujore, për tre muajt e dytë të këtij viti fiksohet pranë 4.7%,......

Korrik, dominon kredia për tregti e riparim makinash - Fluksi i huave të reja, në rënie të dukshme krahasuar me qershorin
Ndërsa kredia e dhënë nga bankat për bizneset ka shënuar rënie të flukseve gjatë korrikut, në rritje të fortë është vetëm grupi “Tregtia me shumicë dhe me......

Ç’ndodh me AMF deri në zgjedhjen e kryetarit të ri - Funksionet mbulohen nga Nëndrejtori Ekzekutiv, Qeveria propozon emrin e ri
Tre vjet pas emërimit të Ervin Metes në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv, Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare mbetet pa drejtues për shkak të......

“Lulëzojnë” minierat e bakrit - AKBN: Nxirret 618 mijë ton mineral, nga 16 leje. Ja zonat me potencial për kërkime të reja
Prodhimi i mineralit të bakrit në vendin tonë ka shënuar një tendencë në rritje nga viti 2017, sipas të dhënave të publikuara së fundmi nga Agjencia Kombëtare......

Putin “shuan” shpresat për marrëveshjen e grurit - Pse ka rëndësi kjo për perëndimin dhe jo vetëm
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u takua me Vladimir Putin, duke shpresuar të bindë liderin rus që t'i bashkohet sërish një marrëveshjeje që lejon Ukrainën......