Europa Postuar më 6 Shtator 2023, 12:06

“Të luftojmë burokracitë për të shpëtuar Gjermaninë” - Fjalimi i fortë i Scholz në parlament për ekonominë e "sëmurë"

Nga SCAN TV
“Të luftojmë burokracitë për të shpëtuar

Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje koalicionit qeverisës, opozitës demokratike dhe autoriteteve lokale që të bashkohen për të kapërcyer "mykun e burokracisë, kundërshtimin ndaj rrezikut dhe dëshpërimin" që është përhapur në ekonominë më të madhe të Europës vitet e fundit.

Ai theksoi se qytetarët janë të ngopur me këtë bllokim, dhe ai vetë gjithashtu. Këtë deklaratë ai e bëri gjatë fjalës në parlamentin e vendit në një seance për buxhetin e vitit 2024.

Kancelari prezantoi një “pakt të ri të Gjermanisë” me një sërë masash që synojnë reduktimin e burokracisë, përshpejtimin e proceseve të miratimit për ndërtimet e reja dhe dixhitalizimin e aksesit të qytetarëve në shërbimet kryesore të qeverisë.

Pakti përcakton një sërë qëllimesh që duhen arritur në konsultim me qeveritë e fuqishme rajonale, duke përfshirë procese më të shpejta të konsultimit në internet për fermat e erës dhe rrjetet e transportit dhe të dhënave.

Scholz u shpreh se qytetarët duan orientim dhe kompromise të guximshme. Kancelari hodhi poshtë idenë e stimulit të ri për të nxitur një ekonomi që po lufton me inflacionin e lartë, kostot e financimit dhe një rënie të eksporteve. Ai sqaroi se nuk vendosi asnjë rezervë nga një program i ashtuquajtur stimulues i financuar nga borxhi që do të kundërshtonte përpjekjet e Bankës Qendrore Europiane për të luftuar inflacionin. Kjo sepse sipas tij qeveria tashmë po investon shuma rekord. Buxheti i vitit 2024 parashikonte që qeveria të investonte 58 miliardë euro nga fondi i saj i klimës në hidrogjen, industrinë e çipave, lëvizshmërinë miqësore ndaj klimës, infrastrukturën dixhitale dhe rinovimin e ndërtesave.

Ajo po investon gjithashtu 54 miliardë euro nga buxheti i rregullt në hekurudha, ura të reja, internet më të shpejtë, stacione karikimi, banesa sociale dhe një ekonomi neutrale ndaj klimës. Vetëm operatori hekurudhor ‘Deutsche Bahn’ do të merrte 24 miliardë euro shtesë në investime gjatë katër viteve të ardhshme.

Shuma të tilla treguan se Gjermania po e ‘mbante’ veten përballë SHBA-së dhe ‘Aktit të Reduktimit të Inflacionit’ prej 430 miliardë dollarësh të SHBA-së, sipas Scholz.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat