Thuajse 1.4 milionë karta bankare në qarkullim - Dominojnë ato për veprimet me rrogën dhe cash. Numër i vogël kartash krediti

Numri i kartave bankare në tregun shqiptar ka njohur rritje të fortë gjatë këtij viti, por pjesa më e madhe e tyre vijon të përdoret vetëm për të tërhequr pagën. Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, në fund të gjashtëmujorit të këtij viti, në Shqipëri përdoren 1,399,807 karta bankare në total, rreth 30 mijë më shumë se në fund të vitit 2022. Pjesa dërrmuese e tyre janë me funksion cash-i, apo pagesash. Por mjaft i ulët mbetet raporti mesa kartave të kreditit, dhe ato të debitit, ku qytetarëve u kalohet kryesisht paga apo pensioni. Numri i kartave të debitit rezulton 1,213,863 në fund të gjashtëmujorit. Ndërsa në total numërohen 116,011 karta krediti, përmes të cilave klientët e bankave kreditohen nga bankat për të blerë produkte apo shërbime. Megjithëse janë shtuar 3,845 karta të reja brenda një viti, përdorimi i tyre mbetet ende i reduktuar.
Ndërkaq në rënie të lehtë ka ardhur për këta gjashtë muaj numri i kartave me funksion paraje elektronike, përmes të cilave kryhen kryesisht pagesat e faturave të vogla. Nga më shumë se 73 mijë në fund të vitit 2022, ato kanë rënë në 69,933 në gjysmën e dytë të këtij viti.
Ndërkaq, viti 2023 ka sjellë edhe një ndryshim në raportin mes kartave Master Card dhe Visa. Tregu shqiptar është dominuar për vite me radhë nga kartat Visa, tendencë që ka ndryshuar këtë vit. Për gjysmës e parë të këtij viti për herë të parë kemi më shumë karta Master Card se Visa, përkatësisht 701,584 kundrejt 698,207. Ndërkaq rënie drastike kanë shënuar Kartat American Express, të cilat nga mbi 20 mijë përpara 5 vitesh, janë redutkuar në 16 duke nisur nga viti 2022.
Ndërkaq, kanë qenë pagesat përmes parasë elektronike ato që kanë gjetur një zgjerim të fortë gjatë vitit 2023. Në gjysmën e parë të vitin janë regjistruar një numër rekord prej 6,908,509 transaksionesh me një vlerë prej rreth 48.8 miliardë lekësh apo afërisht 480 milionë eurosh.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Bashkitë dështojnë në një tjetër detyrë - “Frenuan” projektet publike me rëndësi kombëtare
61 bashkitë në vend shfaqin shumë problematike sa i takon përmbushjes së detyrave të vendosura me ligj, siç është rasti i administrimit të taksës së pasurisë,......

New York, “luftë” qirave afatshkurtra - Vetëm nëse në banesë jetojnë dhe pronarët
Në Europë ende po përpiqen, por duke filluar nga ky muaj New York i është bashkuar qyteteve që synojnë të kufizojnë fenomenin e “qiradhënieve afatshkurtra”. Në......

Mjekët “arratisen” nga Europa - Të gjithë shkojnë në Lindjen e Mesme për paga më të mira
Tre muajt e fundit më shumë se 500 profesionistë të sektorit të shëndetësisë kanë deklaruar se janë të gatshëm të largohen nga Italia, vetëm ose me familjet e......

“Loja” saudite dhe ruse me naftën - Zgjatet në kohë reduktimi i prodhimit, rriten çmimet
Arabia Saudite ka vendosur të zgjasë në kohë reduktimin e prodhimit të naftës me 1 milion fuçi në ditë dhe për tre muaj të tjerë, që nga tetori deri në fillim......

“Të luftojmë burokracitë për të shpëtuar Gjermaninë” - Fjalimi i fortë i Scholz në parlament për ekonominë e "sëmurë"
Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje koalicionit qeverisës, opozitës demokratike dhe autoriteteve lokale që të bashkohen për të kapërcyer "mykun e......

“Nuk do të mbeteni pa biznes” -Scholz vlerëson ecuritë në panairin gjerman të makinave
Industria gjermane e makinave është nën presion, me çmimet e energjisë dhe politikat e jashtme që vënë në pikëpyetje vendet e prodhimit evropian, prodhuesit......

Raport i ri i super të pasurve nga kriptove - Ka vetëm gjashtë miliarderë të bitcoin në botë
Qindra miliona njerëz në mbarë botën kanë një formë të zotërimeve të kriptove, qoftë në bitcoin ose në një nga shumë monedha të tjera dixhitale. Për të qenë......

Venecia drejt tarifimit për vizitorët – Pritet hyrje me pagesë nga viti i ardhshëm
Venecia planifikon të eksperimentojë me një tarifë pranimi prej 5 eurosh për udhëtarët ditorë vitin e ardhshëm, në përpjekje për të menaxhuar fluksin e......