Shqipëria Postuar më 6 Shtator 2023, 13:49

Bashkitë dështojnë në një tjetër detyrë - “Frenuan” projektet publike me rëndësi kombëtare

Nga SCAN TV
Bashkitë dështojnë në një tjetër detyrë -

61 bashkitë në vend shfaqin shumë problematike sa i takon përmbushjes së detyrave të vendosura me ligj, siç është rasti i administrimit të taksës së pasurisë, por jo vetëm. Një raport i publikuar së fundmi, mbi monitorimin e menaxhimit të  financave publike, thekson se problematika janë hasur edhe sa i takon investimeve publike.

Raporti citon se “sa i përket komponentit të Planifikimit dhe Mbikëqyrjes së Investimeve Publike, objektivi për të mirëmbajtur Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare u arrit, megjithatë disa nga sfidat e hasura ishin mungesa e ekspertizës nga njësitë e qeverisjes qendrore për të siguruar informacionin e duhur në procesin e plotësimit të projektpropozimeve të përcaktuara në VKM 887, datë 27.12.2022 dhe mungesa e raportimit në kohë nga institucionet e qeverisjes qendrore në procesin e përditësimit të statusit të projekteve ekzistuese në Listën Unike të Projekteve me Rëndësi Kombëtare.”

Lista Unike e Projekteve me rëndësi kombëtare është cilësuar një instrument shumë i rëndësishëm për filtrimin  e projekteve të investimeve publike, ku një hallkë të rëndësishëm të zinxhirit që mesa duket nuk ka luajtur rolin e duhur, e përbëjnë bashkitë.

Po ashtu përsa i përket treguesit të performancës “Zhvillimi i metodologjisë dhe mjetet e prioritizimit në fuqi” që synon rritjen e cilësisë së propozimeve madhore të investimeve publike që dërgohen për aprovim, objektivi i produktit nuk është arritur ashtu sikurse ishte planifikuar.  Sipas raportit, Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) në bashkëpunim me asistencën teknike të BE-së ka zhvilluar metodologjinë për të vlerësuar Relevancën Strategjike të propozimeve të projekteve të investimeve dhe Formularët e Vlerësimit të Rëndësisë Strategjike për 6 sektorët kryesorë të ekonomisë.

Elisabeta Dosku / SCAN

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......