Furrat e bukës, me punonjës nga India! - Shoqata, takime me kompaninë e huaj: Ka në databazë 60 mijë punëtorë të gatshëm

Mungesa e fuqisë punëtore ka prekur edhe furrat e bukës në Shqipëri, ndaj sektori po eksploron mundësitë për marrjen e punonjësve nga vende të tjerë. Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave, që përfaqëson këto subjekte ka zhvilluar një takim me kompaninë ndërkombëatre ABC HR, me seli të korporatës në Dubai dhe me zyra operative në Indi, që ka objekt të punës prurjen e fuqisë punëtore në vendet e tjerë.
Sipas shoqatës, kjo kompani ka një bazë të dhënash me mbi 60,000 punëtorë cilësorë, të cilët janë të gatshëm të punojnë në Europë me kontrata afatgjata. Ndërkohë që, gjatë takimit fokusi u vu te procedurat organizative, teknike e financiare që duhen për rekrutimin e punonjësve. Vështirësitë kryesore në këtë sektor hasen veçanërisht te mungesa e specialistëve të bukës, pastiçerisë dhe brumrave, ndërkohë që kjo situatë ishte paralajmëruar edhe vitin që shkoi nga shoqata, që shikonte si alternativë edhe industrializimin e prodhimit të bukës.
Në atë kohë, argumentohej se ky sistem do të këronte investime nga ana e subjekteve, në linja të reja prodhimi e dhoma frigoriferike, që do të rriste kostot e prodhimit e rrjedhimisht edhe çmimin e bukës. Aktualisht, furrat e bukës po përballen edhe me probleme në drejtim të energjisë eleketrike, që gjithashtu mund të sjellë pasoja në drejtim të çmimit final të produkteve që tregtojnë. Në total, në të gjithë vendin janë të regjistruara rreth 4000 furra buke.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Euro bie përsëri, rikthehet trendi nënçmues - Rikthehen luhatjet e forta. Pas rritjes së shpejtë në mbi 110 lekë, rënie në 107.91 lekë
Monedha e përbashkët europiane ka viujuar këtë javë në rënie, duke konfirmuar kthimin në trendin nënçmues të shfaqur që gjatë javës së shkuar. Kursi i saj......

Thuajse 1.4 milionë karta bankare në qarkullim - Dominojnë ato për veprimet me rrogën dhe cash. Numër i vogël kartash krediti
Numri i kartave bankare në tregun shqiptar ka njohur rritje të fortë gjatë këtij viti, por pjesa më e madhe e tyre vijon të përdoret vetëm për të tërhequr......

Bashkitë dështojnë në një tjetër detyrë - “Frenuan” projektet publike me rëndësi kombëtare
61 bashkitë në vend shfaqin shumë problematike sa i takon përmbushjes së detyrave të vendosura me ligj, siç është rasti i administrimit të taksës së pasurisë,......

New York, “luftë” qirave afatshkurtra - Vetëm nëse në banesë jetojnë dhe pronarët
Në Europë ende po përpiqen, por duke filluar nga ky muaj New York i është bashkuar qyteteve që synojnë të kufizojnë fenomenin e “qiradhënieve afatshkurtra”. Në......

Mjekët “arratisen” nga Europa - Të gjithë shkojnë në Lindjen e Mesme për paga më të mira
Tre muajt e fundit më shumë se 500 profesionistë të sektorit të shëndetësisë kanë deklaruar se janë të gatshëm të largohen nga Italia, vetëm ose me familjet e......

“Loja” saudite dhe ruse me naftën - Zgjatet në kohë reduktimi i prodhimit, rriten çmimet
Arabia Saudite ka vendosur të zgjasë në kohë reduktimin e prodhimit të naftës me 1 milion fuçi në ditë dhe për tre muaj të tjerë, që nga tetori deri në fillim......

“Të luftojmë burokracitë për të shpëtuar Gjermaninë” - Fjalimi i fortë i Scholz në parlament për ekonominë e "sëmurë"
Kancelari gjerman Olaf Scholz i bëri thirrje koalicionit qeverisës, opozitës demokratike dhe autoriteteve lokale që të bashkohen për të kapërcyer "mykun e......

“Nuk do të mbeteni pa biznes” -Scholz vlerëson ecuritë në panairin gjerman të makinave
Industria gjermane e makinave është nën presion, me çmimet e energjisë dhe politikat e jashtme që vënë në pikëpyetje vendet e prodhimit evropian, prodhuesit......