Shqipëria Postuar më 6 Shtator 2023, 13:57

Bien ndjeshëm çmimet e energjisë elektrike - Mesatarja arrin në 112 euro/mWh, efektet në financat shqiptare 

Nga SCAN TV
Bien ndjeshëm çmimet e energjisë elektrike - Mesatarja arrin

Çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare kanë shënuar rënie të ndjeshme në 8-mujorin e këtij viti, në raport me të njëjtën periudhë të vitit që shkoi. Sipas të dhënave nga Bursa e Hungarisë, të përpunuara nga SCAN TV, në periudhën janar - gusht çmimi mesatar arriti në rreth 112 euro/mWh, një vlerë ndjeshëm më e ulët se viti që shkoi, ku për të njëtën periudhë çmimi mesatar përlogaritet në 273 euro/mWh.

Rënia e çmimeve reflektohet në ndikime pozitive për Korporatën Elektorenergjetike Shqiptare në rast të importeve të energjisë, duke shpenzuar për pak para’ për sigurimin e energjisë.  Por, nga ana tjetër në kushtet kur ky çmim ka shënuar rënie të ndjeshme, mbetet e paqartë nëse do të vijojë të mblidhet taksa e jashtëzakonshme e vendosur për prodhuesit e mëdhenj të energjisë. Kjo pasi, sipas përcaktimeve ligjore, aplikimi i kësaj takse do të bëhet vetëm nëse në vitin përkatës çmimi mesatar i shitjes së energjisë në bursën hungareze është mbi 180 Euro/mWh.

Në fakt, vetë qeveria ka pranuar se përgjatë vitit 2023 janë rreth 4 mld lekë të mbledhura nga kjo taksë, ndonëse të dhënat zyrtare tregojnë se çmimi në bursën hungareze ka qenë nën 180 Euro/mWh. Ligji, që parashikon taksimin shtesë të të ardhurave të realizuara nga shitja e energjisë në tregun e liberalizuar, u miratua në senacën e datës 22 dhjetor 2022, ndërkohë që efektet e tij do të shtrihen përgjatë një periudhe 2-vjeçare e më konkretisht deri në vitin 2024. Qeveria e ka quajtur taksën kontribiut solidariteti të detyrueshëm, teksa masa e tij llogaritet mbi të ardhurat shtesë të krijuara nga shitja në treg të lirë e energjisë elektrike të prodhuar me çmim më të lartë se 8.5 lekë/kWh.

Ola Mitre / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Shqipëria 16 Dhjetor

Abissnet, pionieri i internetit në Shqipëri

Abissnet, kompania e parë e shërbimeve të internetit në Shqipëri, dëshmon mbi 27 vite histori dhe zhvillim që prej themelimit në vitin 1998. Me një rrugëtim......