Shqipëria Postuar më 7 Shtator 2023, 13:30

Sa përfitoi vendi nga bumi i turizmit? - Gjokutaj: Informaliteti zbehu të ardhurat buxhetore

Nga SCAN TV
Sa përfitoi vendi nga bumi i turizmit? - Gjokutaj: Informaliteti zbehu

Bumi i turizmit përgjatë sezonit veror ka bërë që përfitimet për bizneset shqiptare të jenë më të larta, edhe pse kjo nuk është përkthyer në një kapërcim të ndjeshëm të të ardhurave buxhetore. Në një intervistë për SCAN TV, eksperti fiskal Eduard Gjokutaj, thekson se turizmi nuk matet vetëm më konsumin, pasi janë një sërë sektorësh në të cilët ka ndikim thelbësor.

Ndërsa informaliteti është një tjetër element që ka sjellë të ardhura të munguara në arkën e shtetit.

Gjokutaj sugjeron që financat të bëjnë një analizë të detajuar të ndikimit që pati sezon në mënyrë që të orientojë politikat në të ardhmen.

Edhe pse të dhënat më të fundit fiskale i përkasin muajit Korrik, mbyllja totale e sezonit, në fund shtatori, do të japë një pasqyrë më të saktë mbi efektin “bum” në arkën e shtetit.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat