Ja ku i investon paratë Bill Gates - “Mishi i laboratorit është e ardhmja!”

Në podcastin "Unconfuse me", multimiliarderi Bill Gates foli sërish për atë që ai e quajti ndikimin e fshehur të mishit në mjedis. Ai beson se shumica e njerëzve nuk e dinë se si bujqësia kontribuon në ndryshimet klimatike, veçanërisht kur bëhet fjalë për emetimet e metanit nga bagëtia dhe plehrat.
Gates u shpreh se kompania "Impossible" prodhon një biftek me bazë bimore me djathë, i cili është gjithashtu i preferuari i ish-presidentit amerikan Barack Obama. Ai ka theksuar se e ka bërë për vete fakti se ushqimi me bazë bimore ka shije si mishi i vërtetë.
Sipas të dhënave bujqësia krijon 24 % të totalit të emetimeve globale të gazeve serrë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Shteteve të Bashkuara të AMerikës, bëhet fjalë kryesisht për emetimet e metanit nga bagëtitë dhe plehrat.
Shumica e gazrave, përfshirë metanin, prodhohen gjatë përpunimit të mishit viçit. Në nivel global, 50 kilogramë gazra të dëmshëm çlirohen nga 99 gramë mish viçi. Në vitin 2018, Gates shkroi: “Nëse bagëtitë do të ishin një vend, ato do të ishin emetuesi i tretë më i madh i gazrave serë”.
Në librin e tij të vitit 2021, “Si të shmangim një fatkeqësi klimatike”, ai shkroi se një luftë efektive kundër ndryshimeve klimatike do të kërkojë një gatishmëri për t'u përkushtuar ndaj gjërave të reja, siç janë automjetet elektrike dhe mishi sintetik.
Në atë kohë, ai argumentoi se vendet e pasura kanë burimet e nevojshme për të kaluar në mishin e viçit 100 % sintetik. Ai është i mendimit se shija e këtij mishi do të bëhet gjithnjë e më e mirë.
Mishi me bazë bimore përbën një pjesë të vogël të tregut total të mishit. Gates është i vetëdijshëm se do të jetë e vështirë të bindë njerëzit që të mos hanë mish të vërtetë. Kjo është arsyeja pse, përmes fondacionit të tij, ai mbështet startup-et për kultivimin e mishit me bazë bimore dhe laboratorike.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Si do “renditen” konsumatorët e mëdhenj të energjisë - Formula/ Përveç energjisë elektrike, përfshihen edhe karburantet, drutë e mbetjet
Kategorizimi si konsumator i madh energjie nuk do përfshijë vetëm energjinë elektrike, por edhe burimet e tjera sikurse është benzina, nafta, drutë, mazuti,......

Korrik, bie ndjeshëm kredia e sektorit të ndërtimit - Fluksi i huave ishte 2.4 miliardë lekë në korrik, nga mbi 3 miliardë lekë në Qershor
Pas një rritje të fortë në tremujorin e dytë të vitit, sektori i ndërtimit ka frenuar ndjeshëm huamarrjen në muajin korrik. Banka e Shqipërisë raporton se......

Rimëkëmbja ekonomike e eurozonës, në 2024 - Por, inflacioni do të vazhdojë të mbetet i lartë
Do të ketë një rikthim të zhvillimit ekonomik në vitin 2024. OECD, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me qendër në Paris, ka ripropozuar një......

Nga kapitali, te rreziku i kursit të këmbimit - Shtohen rregullat për bankat tregtare. Raportim periodik për pozicionet valutore
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar një seri ndryshimesh në rregulloren “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit” nga ana e bankave......

“Rriten shkëmbimet tregtare me Izraelin” - Balluku: Marrëveshje për lehtësimin e procedurave të biznesit për investitorët
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Izraelit janë rritur në 3 vitet e fundit. Gjatë fjalës së mbajtur në forumin e biznesit Shqipëri-Izrael,......

Sa përfitoi vendi nga bumi i turizmit? - Gjokutaj: Informaliteti zbehu të ardhurat buxhetore
Bumi i turizmit përgjatë sezonit veror ka bërë që përfitimet për bizneset shqiptare të jenë më të larta, edhe pse kjo nuk është përkthyer në një kapërcim të......

Turizmi “lëvizi” konsumin - Shifrat masin performancën e tatimeve në Qershor-Korrik
Fluksi i turistëve të huaj gjatë këtij sezoni veror ka bërë që ndjeshmëria të jetë e lartë në konsum, edhe pse nuk është reflektuar e gjitha në shifra. Duke......

Afrika e Jugut pagoi dyfishin e çmimit të BE-së për vaksinat kundër COVID, zbulojnë kontratat e paredaktuara
Kontratat e papërpunuara të vaksinës COVID-19 midis disa kompanive farmaceutike dhe qeverisë së Afrikës së Jugut zbulojnë "ngacmim të dëmshëm......