Si do “renditen” konsumatorët e mëdhenj të energjisë - Formula/ Përveç energjisë elektrike, përfshihen edhe karburantet, drutë e mbetjet

Kategorizimi si konsumator i madh energjie nuk do përfshijë vetëm energjinë elektrike, por edhe burimet e tjera sikurse është benzina, nafta, drutë, mazuti, torfa, mbetjet, peleti, etj. Gjithçka përcaktohet në një udhëzim të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, të miratuar në fillim të vitit, por që sapo është publikuar në Fletoren Zyrtare duke hyrë në fuqi. Sipas legjislacionit në fuqi, konsumator i madh energjie konsiderohet çdo abonent që konsumon çdo vit mbi 1 mln kWh energji.
Ndërkohë që, udhëzimi përmban tabelën e konvertimit për çdo lëndë energjetike të zgjedhur për përodrim final. Sasia e naftës apo benzinës matet me kilogram e jo në litra sipas dokumentit e më konkretisht 1 kg benzinë është e barabartë me 12,222 kWh energji, ndërsa 1 kg naftë konvertohet në 11,750 kWh energji. Ndërkaq, sipas udhëzimit Agjencia për Eficiencën e Energjisë do të marrë informacion dhe të dhëna lidhur me konsumin final të energjisë dhe konsumin e të gjitha llojeve të energjive nga: personat fizikë ose juridikë privatë që zhvillojnë një aktivitet ekonomik ose social dhe konsumojnë energji, si dhe institucionet shtetërore qendrore dhe vendore që konsumojnë energji.
Kategorizimi si konsumator i madh energjie mbart një sërë detyrimesh për këta abonentë, pasi sipas legjislacionit në fuqi ata janë të detyruar të auditohen nga pikëpamja energjetike, si dhe të hartojnë e zbatojnë planet e eficiencës së energjisë, me qëllim reduktimin e konsumit. Sipas të dhënave zyrtare, aktualisht numërohen 175 konsumatorë të mëdhenj energjie, duke përfshirë institucione publike sikurse janë ujësjellësit, spitalet, burgjet, etj., por edhe konsumatorë privatë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Korrik, bie ndjeshëm kredia e sektorit të ndërtimit - Fluksi i huave ishte 2.4 miliardë lekë në korrik, nga mbi 3 miliardë lekë në Qershor
Pas një rritje të fortë në tremujorin e dytë të vitit, sektori i ndërtimit ka frenuar ndjeshëm huamarrjen në muajin korrik. Banka e Shqipërisë raporton se......

Rimëkëmbja ekonomike e eurozonës, në 2024 - Por, inflacioni do të vazhdojë të mbetet i lartë
Do të ketë një rikthim të zhvillimit ekonomik në vitin 2024. OECD, Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik me qendër në Paris, ka ripropozuar një......

Nga kapitali, te rreziku i kursit të këmbimit - Shtohen rregullat për bankat tregtare. Raportim periodik për pozicionet valutore
Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë ka miratuar një seri ndryshimesh në rregulloren “Për raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit” nga ana e bankave......

“Rriten shkëmbimet tregtare me Izraelin” - Balluku: Marrëveshje për lehtësimin e procedurave të biznesit për investitorët
Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Izraelit janë rritur në 3 vitet e fundit. Gjatë fjalës së mbajtur në forumin e biznesit Shqipëri-Izrael,......

Sa përfitoi vendi nga bumi i turizmit? - Gjokutaj: Informaliteti zbehu të ardhurat buxhetore
Bumi i turizmit përgjatë sezonit veror ka bërë që përfitimet për bizneset shqiptare të jenë më të larta, edhe pse kjo nuk është përkthyer në një kapërcim të......

Turizmi “lëvizi” konsumin - Shifrat masin performancën e tatimeve në Qershor-Korrik
Fluksi i turistëve të huaj gjatë këtij sezoni veror ka bërë që ndjeshmëria të jetë e lartë në konsum, edhe pse nuk është reflektuar e gjitha në shifra. Duke......

Afrika e Jugut pagoi dyfishin e çmimit të BE-së për vaksinat kundër COVID, zbulojnë kontratat e paredaktuara
Kontratat e papërpunuara të vaksinës COVID-19 midis disa kompanive farmaceutike dhe qeverisë së Afrikës së Jugut zbulojnë "ngacmim të dëmshëm......

Kina nis ndalimin e pjesshëm të iPhone – Kush nuk lejohet të përdor më pajisjet e Apple?
Qeveria kineze planifikon të zgjerojë ndalimin e përdorimit të iPhone-ve tek firmat dhe agjencitë shtetërore. Kina ka vendosur një ndalim për të ngrirë......