Europa Postuar më 20 Dhjetor 2025, 11:26

Grekët, “të mbingarkuar” me punë - Një në pesë persona punon mbi 47 orë në javë

Nga Kristi Ceta

Grekët, “të mbingarkuar” me punë - Një në

Të dhënat e Autoritetit Statistik Grek (ELSTAT) nga Anketa e Forcës Punëtore për tremujorin e tretë të vitit tregojnë se puna për më shumë se një punëdhënës është pothuajse e pamundur në praktikë. Puna kryesore mbulon tërë kohën e disponueshme të punonjësve grekë, pavarësisht interesit të madh publik dhe debatit të fundit ligjor mbi “ditën 13-orëshe” dhe punësimin paralel.

Publikimi i të dhënave të reja vjen disa muaj pas zbatimit të kuadrit ligjor që teorikisht lejon punën deri në 13 orë në ditë në një kompani, siç ishte rasti edhe për punësimin me dy punëdhënës. Megjithëse masa u promovua me qëllim rritjen e fleksibilitetit dhe të ardhurave të punonjësve, të dhënat e ELSTAT tregojnë se realiteti ka tejkaluar çdo qëllim të ligjvënësve.

Me 79.5% të punonjësve që deklarojnë se punojnë “orët normale” dhe gati një në pesë që thonë se tejkalojnë 47 orë në javë, duket se kufiri është tejkaluar për një pjesë të madhe të forcës punëtore.

Përqindja e ulët e punëve të dyta (1.4%) gjithashtu mbështet mendimin se orët e punës kryesore nuk lënë hapësirë për punë tjetër. Sipas ELSTAT, 5.8% e punonjësve deklarojnë se do të dëshironin të punonin më shumë orë.

Të dhënat tregojnë gjithashtu një ulje të papunësisë në 8.2% për tremujorin e tretë të këtij viti, të kombinuar me zgjerim të punësimit. Megjithatë, tregu i brendshëm vazhdon të karakterizohet nga intensifikimi i lartë, rindërtimi gradual i profesioneve me mbizotërimin e sektorit të shërbimeve, tkurrja e sektorit primar dhe boshllëqet e mëdha rajonale.

Numri i të papunëve ka rënë po ashtu me 8.2% në bazë vjetore dhe ka arritur në 393,162 persona, me rreth 231,000 prej tyre të papunë afatgjatë (duke kërkuar punë për një vit ose më shumë).

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat