Shqipëria Postuar më 7 Gusht 2026, 12:43

“Fincantieri Albania” në Vlorë, Nufi në divizionin e anijeve detare në Itali: Fokus, ndërtimi i kapaciteteve detare

Nga Edel Strazimiri

“Fincantieri Albania” në Vlorë, Nufi në divizionin e

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një vizitë në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë FINCANTIERI në Muggiano, Itali, në kuadër të partneritetit për zhvillimin e kapaciteteve industriale detare në Shqipëri.

Muggiano është një prej qendrave të rëndësishme të ndërtimit të anijeve ushtarake dhe sistemeve detare në Evropë. Gjatë vizitës, ministri u njoh nga afër me proceset e projektimit, prodhimit dhe integrimit të platformave moderne detare, si dhe me standardet e menaxhimit industrial, kontrollit të cilësisë dhe organizimit të një kantieri të integruar të ndërtimit të anijeve.

Në një reagim në rrjetet sociale, Nufi vlerësoi vizitën si një mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me praktikat më të mira të FINCANTIERI.

Sipas ministrit, këto përvoja do të shërbejnë në funksion të zhvillimit të kapaciteteve industriale në Shqipëri dhe zbatimit të projektit të përbashkët “Fincantieri Albania” në Vlorë.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat