Zhvillimi i zonave të reja po ndryshon tregun e qirave/ Bulevardi i Ri kryeson listën, infrastruktura dhe turizmi po ndikojnë ndjeshëm
Bulevardi i Ri, Don Bosko, Astiri, Lungomare dhe Golemi po shihen si zonat me potencialin më të madh për rritjen e kërkesës për qira.
Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri vijon të transformohet, ndërsa zhvillimi i lagjeve të reja dhe investimet në infrastrukturë po ndikojnë gjithnjë e më shumë në kërkesën për prona me qira. Megjithatë, jo çdo zonë në zhvillim përkthehet automatikisht në një investim fitimprurës.
Sipas një studimi të Investropa këto zona po përfitojnë nga ndërtimet e reja, zgjerimi i rrugëve, shtimi i shërbimeve dhe përmirësimi i infrastrukturës urbane, faktorë që i bëjnë më tërheqëse për banorët dhe investitorët.
Studimi e konsideron Bulevardin e Ri si historinë më të spikatur të zhvillimit në Tiranë. Megjithatë, kthimi neto nga qiraja mbetet në nivele mesatare, rreth 3.3% për apartamentet me një dhomë gjumi dhe 3.7% për ato me dy dhoma gjumi.
Don Bosko, nga ana tjetër, vlerësohet si një zonë më e qëndrueshme për investime, falë numrit të lartë të ndërtesave të reja dhe aksesit të mirë me qendrën e kryeqytetit. Sipas analizës, kjo e bën zonën më të përshtatshme për investitorët që kërkojnë stabilitet afatgjatë, sesa kthime shumë të larta nga qiraja.
Në bregdet, zhvillimet e reja në Lungomaren e Vlorës, si edhe në Durrës e Golem, pritet të mbështesin kërkesën për prona me qira, të nxitura edhe nga zgjerimi i turizmit. Megjithatë, studimi paralajmëron se rritja e ofertës mund të shtojë konkurrencën, veçanërisht për apartamentet standarde që nuk ofrojnë avantazhe si pamja, pozicioni apo menaxhimi profesional.
Sipas Investropa, momenti i investimit mbetet vendimtar. Zonat në zhvillim mund të ofrojnë mundësi të mira përpara se përmirësimet të reflektohen plotësisht në çmimet e pronave, ndërsa blerja në një treg me shumë ndërtime të reja dhe me çmime tashmë të larta mund të ulë fitimin nga qiraja.
Rikuperon Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar rritjen e parë për këtë jave duke e mbyllur pozitivisht këtë të premte teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 80.2 lekë dhe......
Shqipëria përfiton më shumë nga Plani i Rritjes - Vendi ynë, i pari në rajon për disbursimin e fondeve nga BE
Vendet e Ballkanit Perëndimor po përparojnë me ritme të ndryshme në zbatimin e reformave. Në një analizë të WeBalkans.eu, theksohet se Mali i Zi, Shqipëria......
Stina e verës ndryshon konsumin në farmaci - Muka: Elektrolitet, antialergjikët dhe kremrat, më të kërkuarat
Temperaturat e larta të javëve të fundit nuk kanë shtuar vetëm kërkesën për plazhe dhe ambiente të freskëta, por kanë ndikuar edhe në mënyrën se si qytetarët......
Park social e turistik, 333 mln lekë për Eco Park Dumrea - FSHZH hap tenderin për kompleksin shumëfunksional
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për investime për ngritjen e produkteve turistike në zonat e reja me potencial zhvillimi, zona e Eco......
Meta urdhërohet të paguajë 567 milionë USD - Gjykata: Krijoi “shqetësim publik” që dëmtoi shëndetin mendor të fëmijëve
Një gjykatës në New Mexico vendosi se Meta krijoi një “shqetësim publik” që dëmtoi shëndetin mendor të fëmijëve, duke urdhëruar kompaninë të paguajë mbi......
Italia përjeton verën më të nxehtë të shekullit - Temperaturat arritën 48 gradë këtë vit në Napoli
Një valë e paparë nxehtësie po godet Italinë, pasi sipas meteorologëve, kjo verë është regjistruar si më e nxehta në njëqind vitet e fundit. Në korrik u thye......
Aeroportet kryesorë çaktivizojnë Sistemin e Hyrjes/Daljes - Adresohen shqetësimet për rradhë të gjata të udhëtarëve
Udhëtarët po përjashtohen nga skanimet e fytyrës dhe mbledhja e gjurmëve të gishtërinjve sa herë që radhët bëhen shumë të gjata. Sistemi i ri biometrik i......
Jo më lindje në SHBA për nënshtetësinë - Trump nënshkruan urdhrat ekzekutivë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi dy urdhra ekzekutivë për të kufizuar të drejtën e shtetësisë në lindje, duke sfiduar edhe një herë një......

