Shqipëria Postuar më 7 Gusht 2026, 10:57

Rikuperon Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?

Nga Edel Strazimiri

Rikuperon Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në

Dollari amerikan ka regjistruar rritjen e parë për këtë jave duke e mbyllur pozitivisht këtë të premte teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 80.2 lekë dhe është shitur me 891.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Monedha europiane vijon edhe përgjatë kësaj jave të mos pësojë luhatje të konsiderueshme të vlerës duke ruajtur kuota të qëndrueshme sikurse javës që shkoi teksa është blerë sot me 92.6 lekë dhe është shitur me 93.6 lekë.

Franga zvicerane ndërkaq ka shënuar rënie të vlerës mëngjesin e kësaj të premte duke e mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë sot me 98.7 lekë dhe është shitur me 100 lekë në raport me ditën e djeshme.

Paundi britanik ndërkaq nuk ka pësuar luhatje të ndjeshme të vlerës nga dita që lamë pas duke e mbyllur javën në vlera relativisht konstante teksa blihet sot me 107.7 lekë dhe shitet me 109 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat