Park social e turistik, 333 mln lekë për Eco Park Dumrea - FSHZH hap tenderin për kompleksin shumëfunksional

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për investime për ngritjen e produkteve turistike në zonat e reja me potencial zhvillimi, zona e Eco Park Dumrea në Belsh, pasurim me funksione të reja, ‘Park Social Edukativ dhe Kulturor. Fondi limit i përllogaritur është 333 milionë e 143 mijë lekë.
Sipas dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, ky investim synon ta kthejë parkun në një destinacion modern të turizmit natyror, edukativ dhe rekreativ.
Ndërhyrja do të zhvillohet në zonën e liqeneve të Belshit, përgjatë bregut verior të Liqenit të Marinës, një prej pikave më të rëndësishme të sistemit liqenor të Dumresë. Projekti mbështetet mbi karakterin natyror të zonës, duke synuar zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm pa cenuar peizazhin ekzistues.
Koncepti i ri e shndërron Eco Park Dumrea në një park social, edukativ dhe kulturor, ku vizitorët do të kenë mundësi të kombinojnë pushimin në natyrë me aktivitete sportive, rekreative dhe programe edukimi mjedisor. Sipas dokumentit, parashikohen zona të reja akomodimi me glamping, kamping dhe shtëpi të ngritura mbi pemë, të integruara me mjedisin natyror. Projekti përfshin ndërtimin e 14 "tree houses", të projektuara për të akomoduar deri në 84 vizitorë, si dhe 14 çadra moderne safari glamping, të pajisura me të gjitha kushtet për përdorim gjatë gjithë vitit.
Një pjesë e rëndësishme e investimit lidhet me krijimin e hapësirave për edukim dhe aktivitete komunitare. Në park do të ndërtohen klasa modulare në natyrë, sera edukative, mini-ferma didaktike, pavijone shumëfunksionale dhe një sallë me kapacitet deri në 250 persona për aktivitete kulturore, trajnime dhe evente.
Projekti parashikon gjithashtu ndërtimin e një amfiteatri të hapur, ku do të zhvillohen aktivitete artistike dhe kulturore, si dhe krijimin e një zone të dedikuar për aventurë dhe edukim në natyrë për fëmijë dhe grupe shkollore. Për të pasuruar ofertën turistike, Eco Park Dumrea do të ketë një pishinë gjysmë-olimpike, restorant, pedonale, zona pikniku, kënde lojërash, fusha sportive dhe paintball, ndërsa zip-line ekzistuese do të vijojë të jetë një nga atraksionet kryesore të parkut.
Sipas projektit arkitektonik, ndërhyrjet do të realizohen me materiale natyrore, si dru dhe gur lokal, duke përdorur teknologji ekologjike, energji të rinovueshme dhe sisteme të qëndrueshme për menaxhimin e ujit dhe mbetjeve.
Objektivi kryesor është krijimi i një destinacioni të ri turistik me standarde bashkëkohore, që tërheq vizitorë vendas dhe të huaj.
Meta urdhërohet të paguajë 567 milionë USD - Gjykata: Krijoi “shqetësim publik” që dëmtoi shëndetin mendor të fëmijëve
Një gjykatës në New Mexico vendosi se Meta krijoi një “shqetësim publik” që dëmtoi shëndetin mendor të fëmijëve, duke urdhëruar kompaninë të paguajë mbi......
Italia përjeton verën më të nxehtë të shekullit - Temperaturat arritën 48 gradë këtë vit në Napoli
Një valë e paparë nxehtësie po godet Italinë, pasi sipas meteorologëve, kjo verë është regjistruar si më e nxehta në njëqind vitet e fundit. Në korrik u thye......
Aeroportet kryesorë çaktivizojnë Sistemin e Hyrjes/Daljes - Adresohen shqetësimet për rradhë të gjata të udhëtarëve
Udhëtarët po përjashtohen nga skanimet e fytyrës dhe mbledhja e gjurmëve të gishtërinjve sa herë që radhët bëhen shumë të gjata. Sistemi i ri biometrik i......
Jo më lindje në SHBA për nënshtetësinë - Trump nënshkruan urdhrat ekzekutivë, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Lartë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nënshkroi dy urdhra ekzekutivë për të kufizuar të drejtën e shtetësisë në lindje, duke sfiduar edhe një herë një......
Rruga Elbasan-Qafë Thanë, hapen 7.5 km e parë - Korridori VIII, ARRSH: Segmenti, i aksesueshëm me dy korsi në secilin drejtim
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar hapjen për qarkullim të 7.5 km të parë të projektit për zgjerimin e rrugës Elbasan – Qafë Thanë, pjesë e Korridorit......
Rivlerësimi i pronave u kursen shqiptarëve 120 mln euro - Buxheti arkëtoi 53 milionë euro deri në Korrik, afati deri më 31 Dhjetor
Qytetarët shqiptarë kanë kursyer rreth 120.5 milionë euro nga reduktimi i tarifave tatimore të pasurive të paluajtshme si rrjedhojë e zbatimit të procesit të......
30 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive - Ministria e Mbrojtjes informon për situatën gjatë 24 orëve të fundit
Në operacionet për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 110 efektivë të......
Përjashtohen nga TVSH pajisjet për qëllime ushtarake - Përfitojnë investimet mbi 500 mln lekë dhe subjektet e licencuara nga Ministria e Mbrojtjes
Pajisjet dhe makineritë e importuara me qëllim përdorimin e tyre në industrinë ushtarake do të përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerë e Shtuar në import. Sipas......

