Përjashtohen nga TVSH pajisjet për qëllime ushtarake - Përfitojnë investimet mbi 500 mln lekë dhe subjektet e licencuara nga Ministria e Mbrojtjes

Pajisjet dhe makineritë e importuara me qëllim përdorimin e tyre në industrinë ushtarake do të përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerë e Shtuar në import.
Sipas ndryshime ligjore të botuara në Fletoren Zyrtare, tashmë në fuqi, do të përjashtohen nga TVSH-në import lista e makinerive dhe e pajisjeve, që janë drejtpërdrejt të lidhura me investimin, në funksion të realizimit të kontratave të investimit me vlerë të barabartë ose më të madhe se 500 milionë lekë, nga ose për llogari të subjekteve të licencuara nga autoriteti shtetëror përgjegjës për industrinë e mbrojtjes, në bazë të ligjit “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, për ushtrimin e veprimtarive të licencuara, duke përfshirë makineri dhe pajisje të nevojshme për prodhimin e mallrave ushtarake dhe të mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë.
Autoriteti doganor bashkëpunon me Ministrinë e Mbrojtjes për të evidentuar subjektet e licencuara nga autoriteti shtetëror përgjegjës për industrinë e mbrojtjes në bazë të ligjit .
Subjektet e licensuara duhet të paraqesin dokumentacionin e kërkuar me qëllim përfitimin nga kjo masë, i cili përfshin kopje të licencës së vlefshme të lëshuar nga autoriteti shtetëror përgjegjës për industrinë e mbrojtjes, sipas ligjit, të vitit 2024 “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”, të subjektit, për llogari të të cilit kryhet investimi; Deklaratë që konfirmon se makineritë dhe pajisjet që importohen shërbejnë drejtpërdrejt për ushtrimin e veprimtarive të subjektit të licencuar sipas ligjit të mësipërm; si dhe relacion shpjegues për marrëdhënien e personi t të tatueshëm të përcaktuar dhe subjektit të licencuar nga autoriteti shtetëror përgjegjës për industrinë e mbrojtjes sipas ligjit në fuqi.
Në listën e mallrave të përjashtuara në import janë një sërë produktesh që nga ato që përdoren në ndërtim, artikuj prej gize apo çeliku, vegla dore, makineri, impiante apo pajisje laboratorike, autoveturat, mjetet e transportit për mallra, mobilieritë mjekësore, kirurgjikale, dentare ose veterinare, ndriçues, etj.
Skemat, fermerët afat për dokumentacionin shtesë - Kush nuk plotëson kushtet skualifikohet nga përfitimi i fondeve
Fermerët e shpallur fitues për të përfituar mbështetje financiare nga Skema Kombëtare 2026, duhet të paraqesin në afat dokumentet shtesë që u janë......
Depozitat e energjisë elektrike - ERE: Operatorët e impianteve duhet të regjistrohen, detyrim për ushtrimin e aktivitetit
Operatorët e impianteve të depozitimit të energjisë duhet të regjistrohen pranë Entit Rregullator të Energjisë, për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Ky......
1 mijë biznese, në fokus të digjitalizimit - Shqipëria ngre qendrën kombëtare të inovacionit digjital
Shqipëria synon të përshpejtojë transformimin digjital të biznesit përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara. Në Fletoren Zyrtare janë......
Si do mbyllen kompanitë shtetërore në likuidim? - Krijohet “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, do të menaxhojë asetet dhe detyrimet
Qeveria ka përcaktuar rregullat dhe procedurat për mbylljen dhe çregjistrimin përfundimtar të shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim, si dhe......
BE synon të parandalojë zjarret - Nis nga zbatimi strategjia e re me fonde dhe mjete konkrete
Më shumë se 434,976 hektarë janë djegur në të gjithë BE, sipas të dhënave të 30 korrikut nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS). Në......
Fluturime elektrike në Evropë? - Pritet të bëhen realitet në më pak se 4 vite për distanca të shkurtra
Udhëtarët evropianë mund të bëjnë fluturime elektrike në disa nga rrugët më të njohura të kontinentit deri në fillim të viteve 2030, falë përparimeve të......
“49 mln njerëz, pasiguri akute ushqimore” - Programi Botëror i Ushqimit parashikon efektet e El Niño
Një ngjarje e fuqishme meteorologjike si El Niño mund të shtyjë rreth 49 milionë njerëz të tjerë në pasiguri akute ushqimore në disa nga rajonet më të......
Zgjerohet programi “Pas shkolle” - Përfshihen edhe gjimnazistët, 1,000 lekë ora për mësuesit
Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, programi “Pas shkolle” do të zbatohet për nxënësit e arsimit bazë dhe, për herë të parë, edhe për nxënësit e......

