Shqipëria Postuar më 6 Gusht 2026, 10:39

Zgjerohet programi “Pas shkolle” - Përfshihen edhe gjimnazistët, 1,000 lekë ora për mësuesit

Nga Fabjona Pasho

Zgjerohet programi “Pas shkolle” - Përfshihen edhe

Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, programi “Pas shkolle” do të zbatohet për nxënësit e arsimit bazë dhe, për herë të parë, edhe për nxënësit e arsimit të mesëm të lartë në shkollat publike. Ai synon përforcimin e të nxënit, si edhe zhvillimin e aftësive edukative, sociale, sportive, kulturore dhe krijuese të nxënësve.

Vendimi zgjeron edhe kategoritë e trajnuesve që mund të angazhohen në program. Përveç mësuesve në detyrë, do të kenë mundësi të aplikojnë kandidatët e portalit “Mësues për Shqipërinë”, mësues në pension, të diplomuarit në mësuesi ose fusha të përafërta, si edhe specialist të arteve dhe artizanë të regjistruar në regjistrat kombëtarë përkatës. Përparësi do t'u jepet mësuesve të punësuar në institucionin arsimor ku do të zhvillohet programi, ndërsa për kandidatët e portalit do të respektohet renditja sipas pikëve të fituara. Pas përzgjedhjes, trajnerët do të lidhin kontratë shërbimi me institucionin arsimor.

Pagesa për mësuesit do të jetë 1000 lekë për çdo orë të zhvilluar jashtë orarit të detyrueshëm mësimor. Kjo pagesë do të trajtohet si shpërblim për shërbim të veçantë arsimor dhe nuk do të jetë pjesë e pagës mujore apo e ngarkesës së detyrueshme mësimore. Programi do të financohet me fonde të dedikuara nga buxheti i shtetit.

Vendimi parashikon gjithashtu monitorimin dhe raportimin periodic mbi zbatimin e programit. Institucionet arsimore do të administrojnë edhe një portofol digjital të arritjeve të nxënësve pjesëmarrës, ndërsa zbatimi I programitdo të vlerësohet mbi bazën e pjesëmarrjes, aktiviteteve të zhvilluara dhe rezultateve të arritura.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat