Si do mbyllen kompanitë shtetërore në likuidim? - Krijohet “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, do të menaxhojë asetet dhe detyrimet

Qeveria ka përcaktuar rregullat dhe procedurat për mbylljen dhe çregjistrimin përfundimtar të shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim, si dhe mekanizmin për trajtimin, administrimin dhe kalimin e të drejtave dhe detyrimeve të tyre.
Ligji i botuar në Fletoren Zyrtare, zbatohet për shoqëritë tregtare me kapital shtetëror jo më pak se 51%, të cilat ndodhen në proces likuidimi në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji.
Ndërsa, shoqëritë tregtare me kapital shtetëror që shpallen në proces likuidimi pas hyrjes në fuqi të këtij ligji vijojnë procedurat e likuidimit sipas ligjit të vitit 2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar.
Sa i takon procedurës së mbylljes, Asambleja e Përgjithshme e shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim vendos fillimin e procedurës së çregjistrimit sipas parashikimeve të ligjit. Të drejtat dhe detyrimet e shoqërive tregtare shtetërore në likuidim transferohen nga shoqëritë ekzistuese tek shoqëria tregtare shtetërore e krijuar, në zbatim të këtij ligj.
Pas përfundimit të transferimit të të drejtave dhe detyrimeve, Asambleja e Përgjithshme merr vendimin për mbylljen përfundimtare të shoqërive tregtare shtetërore në likuidim, si dhe autorizon çregjistrimin e tyre në Qendrën Kombëtare të Biznesit.
Pas përfundimit të transferimit të të drejtave dhe detyrimeve, shoqëritë tregtare me kapital shtetëror në likuidim çregjistrohen nga Qendra Kombëtare e Biznesit.
Për qëllime të çregjistrimit, në Qendrën Kombëtare të Biznesit depozitohen: vendimi i Asamblesë dhe pasqyrat financiare të mbylljes së shoqërisë në likuidim dhe më pas kryhet çregjistrimi.
Sipas ligjit, paralelisht, për administrimin, trajtimin dhe menaxhimin e aseteve e të detyrimeve të mbartura, krijohet shoqëria tregtare shtetërore “Operatori i Shoqërive Shtetërore” sh.a. Aksionari i vetëm i shoqërisë është Ministria e Ekonomisë. Konkretisht, Shoqëria do të bëjë administrimin e aseteve të transferuara; shitjen ose privatizimin e tyre, sipas legjislacionit në fuqi, me qëllim shlyerjen e kreditorëve. Për shitjen apo privatizimin e aseteve që mund të kenë rëndësi strategjike apo mund të cenojnë sigurinë kombe tare paraprakisht merret miratimi nga ministritë përgjegjëse.
Shoqëria do të ketë si objekt veprimtarie gjithashtu arkëtimin e detyrimeve debitore si dhe sistemimin në kontabilitet të detyrimeve debitore dhe kreditore të parashkruara ose të pakërkueshme.
Shoqëria shtetërore pasuese krijohet me kohëzgjatje të përcaktuar deri në përfundimin e proceseve të administrimit dhe shitjes së aseteve, arkëtimit të kërkesave dhe shlyerjes së detyrimeve të transferuara dhe më pas i nënshtrohet et procedurës së likuidimit.
BE synon të parandalojë zjarret - Nis nga zbatimi strategjia e re me fonde dhe mjete konkrete
Më shumë se 434,976 hektarë janë djegur në të gjithë BE, sipas të dhënave të 30 korrikut nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS). Në......
Fluturime elektrike në Evropë? - Pritet të bëhen realitet në më pak se 4 vite për distanca të shkurtra
Udhëtarët evropianë mund të bëjnë fluturime elektrike në disa nga rrugët më të njohura të kontinentit deri në fillim të viteve 2030, falë përparimeve të......
“49 mln njerëz, pasiguri akute ushqimore” - Programi Botëror i Ushqimit parashikon efektet e El Niño
Një ngjarje e fuqishme meteorologjike si El Niño mund të shtyjë rreth 49 milionë njerëz të tjerë në pasiguri akute ushqimore në disa nga rajonet më të......
Zgjerohet programi “Pas shkolle” - Përfshihen edhe gjimnazistët, 1,000 lekë ora për mësuesit
Referuar vendimit të Këshillit të Ministrave, programi “Pas shkolle” do të zbatohet për nxënësit e arsimit bazë dhe, për herë të parë, edhe për nxënësit e......
Hungarezët kufizojnë përdorimin e energjisë - Ujërat e Danubit në nivele rekord të ulëta shkaktojnë krizë energjetike
Kompanitë dhe familjet hungareze kanë ulur konsumin e energjisë këtë javë në një mënyrë të paprecedentë, pas një apeli të qeverisë për të lehtësuar presionin......
Rrjeti elektrik në Astir e Kombinat, drejt modernizimit - OSSH hap garën për dy linja të reja 20 kV, për të lehtësuar ngarkesën në rrjet
Drejtoria Rajonale e OSSH Tiranë ka shpallur hapjen e garës për ndërtimin e dy fiderave të rinj 20 kilovolt, me qëllim përmirësimin e furnizimit me energji......
5 vatra aktive zjarri në Shqipëri - Zjarret në Mallakastër, situata po shkon drejt izolimit
Përmirësohet situata nga zjarret në disa nga zonat më problematike të vendit. Sipas njoftimit të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, në operacionet për......
Cilët aplikacione dominojnë telefonët e shqiptarëve? Google Maps kryeson në iPhone. Ndërsa, Temu në Android
Temu dhe ChatGPT janë ndër aplikacionet më të shkarkuara në Shqipëri si në Android ashtu edhe në iPhone, ndërsa Google Maps kryeson renditjen vetëm në App......

