Rivlerësimi i pronave u kursen shqiptarëve 120 mln euro - Buxheti arkëtoi 53 milionë euro deri në Korrik, afati deri më 31 Dhjetor

Qytetarët shqiptarë kanë kursyer rreth 120.5 milionë euro nga reduktimi i tarifave tatimore të pasurive të paluajtshme si rrjedhojë e zbatimit të procesit të rivlerësimit.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nga momenti i nisjes nga zbatimi i ligjit në muajin Prill, individët dhe bizneset kanë përfituar nga procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme me 5 %, duke mos paguar në buxhet afro 120.5 milionë euro, duke ulur kostot fiskale dhe duke përfituar nga lehtësitë ligjore në fuqi.
Nga ana tjetër të ardhurat e gjeneruara nga procesi i rivlerësimit, kapin shifrën 5 miliardë lekëve ose 53 milionë euro, çka dëshmon interesin e lartë të qytetarëve për këtë proces, duke kontribuar njëkohësisht edhe në rritjen e të ardhurave buxhetore.
Duke marrë në konsideratë faktin se në procesin e fundit të rivlerësimit , në vitin 2022, të ardhurat e arkëtuara ishin 5.6 miliardë lekë, qeveria parashikon që të ardhurat nga ky zë, në përfundim të procesit të rivlerësimit të jenë akoma më të larta.
Ndërsa vetëm në muajin Qershor 2026, janë arkëtuar rreth 10 milionë euro.
Ligji u jep të drejtën qytetarëve që të rivlerësojnë pasuritë e tyre të paluajtshme me një normë tatimore prej 5%
Afati për kryerjen e rivlerësimit përfundon më 31 Dhjetor 2026, por kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të cilat janë kryer pagesat e tatimit, por nuk kanë përfunduar procedurat administrative nga ASHK-ja brenda datës 31 dhjetor 2026, konsiderohen objekt rivlerësimi sipas këtij ligji dhe procedurat administrative përfundojnë deri më 31 mars 2027.
Gjithashtu ligji u jep të drejtë edhe personave juridikë, të cilët kanë të regjistruar në pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshme me vlerë më të vogël se ajo e tregut, që të bëjnë rivlerësimin me vlerën e tregut të këtyre pasurive brenda datës 31 dhjetor 2026.
Rivlerësimi mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
30 vatra zjarri, nga të cilat 8 mbeten aktive - Ministria e Mbrojtjes informon për situatën gjatë 24 orëve të fundit
Në operacionet për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 502 forca operacionale, ndërsa në mbështetje janë angazhuar 110 efektivë të......
Përjashtohen nga TVSH pajisjet për qëllime ushtarake - Përfitojnë investimet mbi 500 mln lekë dhe subjektet e licencuara nga Ministria e Mbrojtjes
Pajisjet dhe makineritë e importuara me qëllim përdorimin e tyre në industrinë ushtarake do të përjashtohen nga Tatimi mbi Vlerë e Shtuar në import. Sipas......
Skemat, fermerët afat për dokumentacionin shtesë - Kush nuk plotëson kushtet skualifikohet nga përfitimi i fondeve
Fermerët e shpallur fitues për të përfituar mbështetje financiare nga Skema Kombëtare 2026, duhet të paraqesin në afat dokumentet shtesë që u janë......
Depozitat e energjisë elektrike - ERE: Operatorët e impianteve duhet të regjistrohen, detyrim për ushtrimin e aktivitetit
Operatorët e impianteve të depozitimit të energjisë duhet të regjistrohen pranë Entit Rregullator të Energjisë, për të ushtruar veprimtarinë e tyre. Ky......
1 mijë biznese, në fokus të digjitalizimit - Shqipëria ngre qendrën kombëtare të inovacionit digjital
Shqipëria synon të përshpejtojë transformimin digjital të biznesit përmes inteligjencës artificiale dhe teknologjive të avancuara. Në Fletoren Zyrtare janë......
Si do mbyllen kompanitë shtetërore në likuidim? - Krijohet “Operatori i Shoqërive Shtetërore”, do të menaxhojë asetet dhe detyrimet
Qeveria ka përcaktuar rregullat dhe procedurat për mbylljen dhe çregjistrimin përfundimtar të shoqërive tregtare me kapital shtetëror në likuidim, si dhe......
BE synon të parandalojë zjarret - Nis nga zbatimi strategjia e re me fonde dhe mjete konkrete
Më shumë se 434,976 hektarë janë djegur në të gjithë BE, sipas të dhënave të 30 korrikut nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS). Në......
Fluturime elektrike në Evropë? - Pritet të bëhen realitet në më pak se 4 vite për distanca të shkurtra
Udhëtarët evropianë mund të bëjnë fluturime elektrike në disa nga rrugët më të njohura të kontinentit deri në fillim të viteve 2030, falë përparimeve të......

