Përmirësimi i akseve rrugore në 12 qarqe - FSHZH hap tenderë me vlerë 2.5 mld lekë, synohet përmirësimi i aksesit

Me një fond limit prej 2.5 mld lekë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur dy procedura prokurimi për përmirësimin e akseve rrugore në 12 qarqe të vendit.
Secili prej tenderëve ka një fond limit prej 1.25 miliardë lekësh. Njëri projekt përfshin qarqet Elbasan, Korçë, Berat, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër, ndërsa tjetri mbulon qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Dibër.
Sipas njoftimit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, procedurat janë hapur më 7 gusht, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave është caktuar më 9 shtator.
Sipas dokumenteve shoqërues, ndërhyrjet do përfshijnë akse rrugore që kanë dëmtime të shtresave asfaltike ose probleme që pengojnë qarkullimin normal të automjeteve. Objektivi është përmirësimi i cilësisë së infrastrukturës rrugore, rritja e sigurisë së lëvizjes dhe lehtësimi i aksesit drejt zonave me potencial ekonomik dhe turistik.
Sipas raportit teknik, ndërhyrjet do të përcaktohen në bazë të gjendjes së secilit segment, teksa këta të fundit do të përcaktohen nga bashkitë sipas nevojave.
Specifikimet teknike përcaktojnë gjithashtu standardet që duhet të zbatohen gjatë realizimit të punimeve, përfshirë organizimin e kantierit, kontrollin e cilësisë së materialeve, menaxhimin e trafikut, mbrojtjen e publikut dhe të mjedisit, si dhe respektimin e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të ndërtimit.
Hapet ekspozita me punime artizanale në ambjentet e një prone të konfiskuar në Tiranë
Një histori suksesi e ripërdorimit social të pasurive të konfiskuara është prezantuar sot në Tiranë, me çeljen e ekspozitës “Thurja e Qilimave”, e cila sjell......
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës
Një tjetër problem serioz që e detyroi Qeverinë shqiptare të niste procedurat për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës......
“Fincantieri Albania” në Vlorë, Nufi në divizionin e anijeve detare në Itali: Fokus, ndërtimi i kapaciteteve detare
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi një vizitë në Divizionin e Anijeve Detare të kompanisë FINCANTIERI në Muggiano, Itali, në kuadër të partneritetit......
Qeveria synon krijimin e Fondit Shqiptar të Inovacionit - Kapital dhe grante për startup-et. Ndryshon strategjia e zhvillimit të biznesit
Qeveria ka hedhur një tjetër hap në mbështetje të sipërmarrjes inovative. Në Fletoren Zyrtare janë publikuar ndryshimet në Strategjinë e Zhvillimit të......
Zhvillimi i zonave të reja po ndryshon tregun e qirave/ Bulevardi i Ri kryeson listën, infrastruktura dhe turizmi po ndikojnë ndjeshëm
Bulevardi i Ri, Don Bosko, Astiri, Lungomare dhe Golemi po shihen si zonat me potencialin më të madh për rritjen e kërkesës për qira. Tregu i pasurive të......
Rikuperon Dollari amerikan – Çfarë ka ndodhur sot në tregun valutor?
Dollari amerikan ka regjistruar rritjen e parë për këtë jave duke e mbyllur pozitivisht këtë të premte teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 80.2 lekë dhe......
Shqipëria përfiton më shumë nga Plani i Rritjes - Vendi ynë, i pari në rajon për disbursimin e fondeve nga BE
Vendet e Ballkanit Perëndimor po përparojnë me ritme të ndryshme në zbatimin e reformave. Në një analizë të WeBalkans.eu, theksohet se Mali i Zi, Shqipëria......
Stina e verës ndryshon konsumin në farmaci - Muka: Elektrolitet, antialergjikët dhe kremrat, më të kërkuarat
Temperaturat e larta të javëve të fundit nuk kanë shtuar vetëm kërkesën për plazhe dhe ambiente të freskëta, por kanë ndikuar edhe në mënyrën se si qytetarët......

