Shqipëria Postuar më 7 Gusht 2026, 13:11

Instagrami, zgjedhja e parë e të rinjve në Shqipëri - Meshkujt kryesojnë me numrin më të lartë të përdoruesve

Nga Eldiona Serani

Instagrami, zgjedhja e parë e të rinjve në Shqipëri -

Facebook vijon të jetë rrjeti social me numrin më të madh të përdoruesve në Shqipëri, ndërsa Instagram po forcon gjithnjë e më shumë pozicionin e tij, veçanërisht te brezat e rinj. Të dhënat më të fundit të publikuara nga NapoleonCat për muajin korrik tregojnë se gjatë vitit 2026 në Shqipëri janë regjistruar rreth 2,037,800 përdorues të Facebookdhe 1,442,200 përdorues të Instagram.

Në Facebook, 55.3% e përdoruesve janë meshkuj, ndërsa 44.7% janë femra. Një prirje e ngjashme vihet re edhe në Instagram, ku 52.2% e përdoruesve janë meshkuj dhe 47.8% femra, duke treguar një shpërndarje më të balancuar krahasuar me Facebook.

Sa i përket grupmoshave, përdoruesit 25–34 vjeç përbëjnë audiencën më të madhe në të dyja platformat. Në Facebook kjo grupmoshë zë 32.9% të totalit të përdoruesve, ndërsa në Instagram pesha e saj është edhe më e lartë, duke arritur në 36.5%. Pas saj renditen grupmoshat 35–44 vjeçdhe 18–24 vjeç, ndërsa përdorimi i rrjeteve sociale bie gradualisht te moshat mbi 45 vjeç.

Të dhënat tregojnë se, megjithëse Facebook ruan avantazhin në numrin total të përdoruesve, Instagram po konsolidohet si platforma kryesore për të rinjtë dhe për përmbajtjen vizuale, duke tërhequr një përqindje më të lartë të përdoruesve në moshat aktive.

Statistikat ofrojnë një panoramë të qartë të mënyrës se si shqiptarët përdorin rrjetet sociale dhe mund të shërbejnë si një tregues i rëndësishëm për bizneset, reklamuesit dhe krijuesit e përmbajtjes që synojnë të arrijnë audienca të ndryshme sipas moshës dhe platformës.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat