Shqipëria Postuar më 12 October 2022, 13:59

Energjia e tregtuar në bursë, “zero” tvsh - Propozimi i qeverisë për paketën fiskale 2023: Garanton tregtimin në treg të organizuar

Nga SCAN TV
Energjia e tregtuar në bursë, “zero” tvsh - Propozimi i

Energjia e importuar që do të tregtohet përmes Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike do të përjashtohet nga Tatimi mbi Vlerën e  Shtuar”. Ky është një ndryshimeve që propozohen në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar”, si pjesë e paketës fiskale për vitin 2023, të siguruar nga TV SCAN.

Sipas relacionit, që shoqëron projektligjin, qëllimi i kësaj mase është garantimi i tregtimin të energjisë elektrike në një treg të organizuar. Më konkretisht, është propozuar, përjashtimi nga TVSH-ja në import apo furnizimi brenda vendit i energjisë elektrike të destinuar për t’u shitur nëpërmjet Bursës Shqiptare të Energjisë si dhe kalimin e përgjegjësisë për pagesën e TVSH-së, personit të tatueshëm për të cilin kryhet furnizimi me energji elektrike nëpërmjet mekanizmit të revers-charge (autongarkesës).

Po ashtu, relacioni specifikon se propozimi është bërë nga Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, si rezultat i parashikimit për fillimin e funksionimit operacional me datë 23.11.2022. Më tej, relacioni shpjegon sesi funksionon tregtimi i energjisë përmes bursës, si një platfromë elektronike tregtimi, si dhe rolin e bursës në faturimin e transaksioneve.  Kështu, pas shpalljes së rezultatit, për të gjithë fituesit në pozicionin shitës apo blerës, BSHEE është Kundërpala Qendrore për faturimin dhe garantimin e shlyerjeve të detyrimeve dhe pretendimeve lidhur me transaksionet e shit-blerjes së energjisë.

BSHEE do t’i faturojë shitjen e energjisë elektrike çdo blerësi që rezulton fitues dhe do t’i faturojë blerjen e energjisë elektrike çdo shitësi, i cili rezulton fitues nga transaksionet në bursë. Ndërkaq, përveç përjashtimit nga TVSH-së ndryshimet ligjore specifikojnë mekanizmin e autongarkesës, ku TVSH-ja i ngarkohet personit për të cilin janë kryer furnizimet.

Për efekt të përllogaritjes së TVSH-së blerësi i energjisë elektrike nga Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, kryen autongarkesën (reverse-charge) e TVSH-së në cilësinë e personit përgjegjës për pagesën e TVSH-së. Sipas relacionit, kjo politikë nuk ka efekt neto në buxhetin e shtetit, pasi TVSH-ja e përjashtuar në import do të kreditohet brenda vendit.

Ola Mitre / SCAN

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......