Europa Postuar më 12 October 2022, 13:54

Ekonomia e Britanisë u tkurr me 0.3% në gusht - Kriza e kostos së jetesës ka goditur hotelet, restorantet dhe industrinë e argëtimit

Nga SCAN TV
Ekonomia e Britanisë u tkurr me 0.3% në gusht - Kriza e kostos së

Ekonomia e Britanisë u tkurr me 0.3% në muajin gusht, krahasuar me korrikun, e goditur nga dobësia në prodhim dhe nga puna e mirëmbajtjes që ngadalësoi sektorin e naftës dhe gazit, treguan të dhënat zyrtare.

Duke dhënë një sinjal të fortë se Mbretëria e Bashkuar po hyn në një recesion, Zyra për Statistikat Kombëtare tha se prodhimi ra me 1.6%, ndërsa kriza e kostos së jetesës duket se ka goditur hotelet, restorantet dhe industrinë e argëtimit.

Rënia e Prodhimit të Brendshëm Bruto ishte gjithashtu 0.3% gjatë tre muajve deri në gusht, duke treguar se një rritje prej 0.1% në korrik ishte e paparashikuar dhe kryesisht e shkaktuar nga një rikthim modest për shkak të festimeve të jubileut platin të Mbretëreshës.

Një rritje në aktivitetin e ndërtimit të shtëpive kompensoi një rënie të mirëmbajtjes duke e lënë sektorin e ndërtimit me rritje 0.4%. Ndërkohë, sektori i shërbimeve u tkurr me 0.1% si rezultat i shkurtimeve të shpenzimeve për shërbimet shëndetësore.

Një ulje e shpenzimeve nga qeveria në lidhje me pandeminë e koronavirusit ishte gjithashtu një nga shkaqet kryesore të rënies së prodhimit, e cila u godit nga kompanitë farmaceutike që shkurtuan prodhimin.

Ministri I Financave, Kwasi Kwarteng fajësoi situatën globale për rënien e ekonomisë dhe veçanërisht luftën në Ukrainë, e cila kishte rritur ndjeshëm kostot e energjisë.

Sipas tij, plani i ri do të adresojë sfidat me të cilat përballet Britania me reformat ambicioze të ofertës dhe ulejn e taksave, që do të rrisin ekonominë, krijojnë më shumë vende pune për punonjës të kualifikuar të mirëpaguar dhe nga ana tjetër do të rrisin standardet e jetesës për të gjithë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......