Shqipëria Postuar më 12 Tetor 2022, 13:52

Gjoba të frikshme, moslëshim fature tatimore 15 mijë dolllarë - Zbardhet drafti i Ministrisë së Financave, cilat janë penalitetet që dhjetëfishohen

Nga SCAN TV
Gjoba të frikshme, moslëshim fature tatimore 15 mijë

Pavarësisht pakënaqësive të shoqatave të biznesit, të cilat kërkojnë lehtësi fiskale për shkak të krizës së ccmimeve, Qeveria ka vendosur të ashpërsojë ndjeshëm vitin e ardhshëm regjimin e gjobave për një seri shkeljesh tatimore. Madje për disa prej tyre, bëhet fjalë edhe për dhjetëfishim.

Scan Televizion ka zbardhur draftin me ndryshimet që Ministria e Financave u ka dëruar për konsultim shoqatave të biznesit. Gjoba per mospagesen ne afat te kestit te tatimit mbi fitimin eshte aktulisht sa 10% e kestit. Ministria e Financave ka vendosur që kjo gjobë të mbetet sa 10% por t’i shtohen kamatvonesat, të cilat gjithësesi nuk do shkojnë më shume se 365 ditë.

Gjoba për mosdeklarimin e punonjësve apo pagave reale është aktualisht sa 100% e detyrimit. Për vitin 2023, ajo parashikohet të shkojë në 200 % të detyrimit për personat juridike, dhe të mbetet e pandryshuar për subjektet e tjera.

Gjoba për mallrat e pashoqeruara me fature eshte aktualisht 75'000 leke dhe shoqërohet me kallezim penal. Kjo gjobë në vitin e ardhshëm do të bëhet 750’000 leke, duke u dhjetë-fishuar, në një kohë që është parashikouar lehtësi sa i përket kallzimit në prokurori. Kallzimi penal do të bëhet në rast se subjekti është përsëritës dhe jo që në shkeljen e parë.

Gjoba per mosleshim të faturave për frunizim, pagese, apo pranim të mallrave eshte 150'000 leke, apo afërisht 1,5 mijë dollarë, do dhjetëfishohet vitin e ardhshëm për të shkuar rreth 15 mijë dollarë.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat