Inspektorët shtetërorë të pakualifikuar, ndryshon Ligji: Kontrollet jo më nga 1 person, por trupa me 3-5 specialistë. Jo më 100 mijë inspektime në vit

Qeveria po planifikon ndryshime rrënjësore në ligjin për Inspektimin Publik, me argumentin se aktualisht ky funksion shumë i rëndësishëm kryhet nga trupa të pa kualifikuara, pa arsimin përkatës, të cilat sjellin mungesë të monitorimit të zbatueshmërisë së kuadrit rregullator nga bizneset dhe jo vetëm.
Më tej Këshilli i Ministrave argumenton se struktura vuan nga mungesa e paisjeve, materialeve laboratorike si dhe mjeteve të tjera logjistike, ndërkohë që një nga problemet më të mprehtë lidhet me faktin se një pjesë e mirë e inspektimeve kryhen nga një inspector i vetëm, në një kohë që haset shpesh edhe fenomeni i inspektimeve të dubluara me kërkesa ligjore të njëjta nga inspektoratet shtetërore të ndryshme.
Të gjitha këto përkthehen në mungesë performance të sistemit të inspektimit public, ose më keq akoma, në korrupsion, apo ndikim politik. Këshilli i Ministrave i referohet një një studimi të vitit 202, i cili ka rezultuar me mbi 50% të Vendimeve Administrative, të shfuqizuara nga trupat kolegjiale pranë Inspektorateve Shtetërore dhe 75% e Vendimeve Administrative të lëna në fuqi, janë shfuqizuar në gjykatë.
Shkak për të cilin Këshilli i Ministrave ka studiuar dy opsione: i pari që parashikon implementimin e një ligji të ri, dhe i dyti që parashikon ndryshime në ligjin actual dhe vendosjen e sistemit me grada për inspektorët.
Opsioni i parë, i cili është edhe projektligji i hedhur për konsultim public, parashikon se trupat inspektuese nuk do të organizohen me 1 - 2 inspektorë, por në trupa inspektuese me 3 - 5 inspektorë; do të ulet numri i inspektimeve në Operatorët e Biznesit, nga 107082 inspektime/vit, në 44724 inspektime/vit, pra parashikohen të realizohen ~ 1/2 e inspektimeve; do të garantohet, ulje e barrës administrative ndaj subjektit si dhe kostos në kohë/orë inspektimi në subjekt; ndërokohë që parashikohet të ulet numri i inspektimeve të paprogramuara nga 40% në 20% duke marrë parasysh edhe drejtoritë/agjencitë e evidentuara që nuk zbatojnë ligjin për inspektimin.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Punonjës në autobusë për të numëruar njerëzit - Projekti i bashkisë së Tiranës, për 12 muaj do të monitorohen 15 linja
Në një kohë kur situata e urbanëve në kryeqytet prej vitesh vijon të jetë në gjendje të vështirë për shkak të tejmbushjes dhe frekuencës së tyre, Bashkia e......

Goldman Sachs: Forcimi i dollarit do të thotë se investitorët duhet të përgatiten për më pak ritme shitjesh nga kompanitë S&P 500
Rezultatet tremujore të shitjeve që do të nisin nga Corporate America këtë javë duken në rrugën e duhur për të tejkaluar pritshmëritë me një ritëm më të ulët......

Korridor hidrogjeni mes Europës Jugore dhe Veriore - Synohet furnizimi i Europës Veriperëndimore me 4.6 milionë ton hidrogjen
Krijimi i një korridori të gjelbër hidrogjeni me qëllim furnizimin e Europës Perëndimore deri në 2030 është qëllimi që ka mbledhur bashkë në një deklaratë disa......

Për herë të parë në Europë: Amazon do të investojë 1 miliardë euro në automjete elektrike!
Amazon tha se planifikon të shpenzojë 1 miliardë euro, ose 972 milionë dollarë, për automjetet elektrike për flotën e saj europiane. Investimi do të rrisë......

Izraeli dhe Libani arrijnë një marrëveshje historike – I hapin rrugën kërkimeve potencialisht të pasura të gazit
Izraeli dhe Libani kanë arritur një marrëveshje historike, thanë liderët e secilës palë duke zgjidhur një mosmarrëveshje të gjatë për kufirin detar që përfshin......

Brent i Londrës, i qëndrueshëm pranë 94 dollarë - Çmimet, nën presion nga rritja e infektimeve në Kinë dhe frikës për recesion
Çmimet e naftës po shfaqen të qëndrueshëm në sesionin e sotëm, pas dy ditësh me radhë në rënie. Investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e kërkesës, si......

Bursat europiane, në ditën e tretë në rënie - FMN ul parashikimin për ekonominë globale. Investitorët presin inflacionin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët janë në pritje të të dhënave mbi inflacionin në SHBA. Indeksi......

Dollari forcon pozitat, pritet inflacioni në SHBA - Euro dhe Paundi britanik, në nivelin më të ulët në 2 javët e fundit
Dollari amerikan vijon të qëndrojë në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit, përballë shportës me monedhat kryesore ndërkombëtare. Në fokus do të jetë......