Dollari forcon pozitat, pritet inflacioni në SHBA - Euro dhe Paundi britanik, në nivelin më të ulët në 2 javët e fundit

Dollari amerikan vijon të qëndrojë në nivelin më të lartë në 20 vitet e fundit, përballë shportës me monedhat kryesore ndërkombëtare. Në fokus do të jetë forcimi i monedhës së gjelbër në raport me jenin japonez në mbi 146, nivel që i detyroi zyrtarët në Japoni të ndërhyjnë në treg. Dollari amerikan është mbështetur nga pritshmëritë se inflacioni në SHBA do të jetë rritur edhe gjatë muajit të kaluar, që mund të shtojë presionin ndaj Rezervës Federale për të rritur normat e interesit.
Në anën tjetër, paundi britanik ra në nivelin më të ulët në 2 javët e fundit, pasi guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, sinjalizoi se banka qëndrore do ta mbyllë programin e blerjes së obligacioneve ditën e premte dhe i bëri thirrje manaxherëve të fondeve të pensioneve t’i japin fund ribalancimit të pozicioneve të tyre.
Pas kësaj deklarate, paundi ra poshtë 1.1 dollarëve, duke prekur nivelin më të ulët që nga 29 shtatori. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë 6 monedhave kryesore ndërkombëtare, u rrit në rreth 113.5, shumë pranë nivelit më të lartë në 2 dekadat e fundit.
Edhe euro ka zbritur poshtë 0.97 dollarëve, kryesisht për shkak të politikës monetare agresive që po ndjek banka qëndrore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin është rritur lehtë dhe po tregtohet në mbi 19 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1300 dollarë.
SCAN
Sondazh

Starton reality show “Shopping Time” në SCAN TV - Nga e hëna në të premte nën drejtimin e moderatores Jenida Vladi
Ka startuar në SCAN TV emisioni më i ri për të gjitha femrat dhe meshkujt që kanë passion modën, reality show SHOPPING TIME, nën drejtimin e moderatores Jenida......

Rënie e fortë për Paundin britanik - Dobësohen edhe Dollari e Euro!
Paundi britanik ka pësuar një rënie të fortë këtë mëngjes duke u blerë sot me 130.7 lekë dhe duke u shitur me 133 lekë në raport me një ditë më parë sipas......

‘Puna nga shtëpia’ - Gjykata holandeze thotë se monitorimi i punëtorëve duke përdorur kamera në internet shkel të drejtat e tyre njerëzore
Revolucioni i punës në distancë i ka lënë disa kompani të pasigurta në mënyrën se si të menaxhojnë punonjësit që nuk janë më në gjendje t'i shohin fizikisht,......

FMN: "Më e keqja do të vijë por recesioni nuk do t’i prekë të gjithë"!
Një e treta e ekonomisë botërore mund të bjerë në recesion deri në vitin 2023, thuhet në parashikimin e ri të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Parashikimi......

Putin mirëpret krerët e Emirateve të Bashkuara Arabe në Shën Petersburg – Takimi vjen pasi OPEC+ vendosi të ulë prodhimin global të naftës
Presidenti rus Vladimir Putin ka takuar homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shën Petersburg. Masa vjen disa ditë pasi OPEC+ vendosi të ulë......

3 arsye se pse nuk po të marrin në punë...edhe pse je 100 % i kualifikuar
Është një nga pjesët më frustruese të procesit të kërkimit të punës. Po aplikon për pozicionet e përshtatshme për ty dhe ke kualifikimet e duhura. Dhe e di që......

KESH: 5 years, stable price for purchasing energy
The Albanian Electricity Corporation plans to carry out a long-term energy purchase for 5 years. This action is argued with the need for cost management while......

Nissan humb 687 milionë dollarë në Rusi - Kompania do ja shesë shtetit rus për 1 euro asetet, për ta riblerë biznesin brenda 6 viteve
Kompania japoneze e prodhimit të makinave, Nissan do t'ia dorëzojë biznesin e saj në Rusi një entiteti shtetëror për 1 euro duke regjistruar një humbje prej......