Bota Postuar më 12 Tetor 2022, 10:14

Putin mirëpret krerët e Emirateve të Bashkuara Arabe në Shën Petersburg – Takimi vjen pasi OPEC+ vendosi të ulë prodhimin global të naftës

Nga SCAN TV
Putin mirëpret krerët e Emirateve të Bashkuara Arabe në

Presidenti rus Vladimir Putin ka takuar homologun e tij të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shën Petersburg.

Masa vjen disa ditë pasi OPEC+ vendosi të ulë prodhimin global të naftës me dy milionë fuçi në ditë, ulja më e madhe e aleancës që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

“Ne po punojmë në mënyrë aktive në kuadrin e OPEC+”, tha Putin.

“E di pozicionin tuaj. Vendimet tona, veprimet tona, nuk janë të drejtuara kundër askujt. Ne nuk po veprojmë për të krijuar probleme për askënd... Veprimet tona synojnë të sigurojnë stabilitet në tregjet globale të energjisë."

Vendimi për të ulur prodhimin e naftës tensionoi më tej marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Arabinë Saudite, një anëtar kyç i aleancës OPEC+.

Presidenti i SHBA Joe Biden e quajti vendimin "dritë-shkurtër, ndërsa ekonomia globale po merret me ndikimin e vazhdueshëm negativ të pushtimit të Ukrainës nga Putin".

Suhail al-Mazroui, ministri i Energjisë i Emirateve të Bashkuara Arabe, iu përgjigj kritikave në rritje duke e quajtur vendimin "teknik, jo politik".

Lufta në Ukrainë pritej të ishte pika kryesore e bisedimeve të takimit. Por diskutimi preku edhe ekonominë.

Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan vuri në dukje se ekonomia e vendit të tij ishte në gjendje të tejkalonte pandeminë COVID-19 dhe kishte dyfishuar qarkullimin e saj tregtar pavarësisht kushteve "të vështira".

Emiratet e Bashkuara Arabe fillimisht mbajtën një qëndrim neutral ndaj luftës në Ukrainë duke abstenuar në votat e OKB-së që kritikonin Moskën në fillim të pushtimit.

Ajo e ndryshoi këtë pozicion muajin e kaluar kur mbështeti një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që dënonte përpjekjet e Moskës për të aneksuar një pjesë të Ukrainës.

Sipas analistëve, pozicioni i Emirateve të Bashkuara Arabe pasqyron një rend të ri botëror në të cilin marrëdhënia e saj me SHBA-në është po aq e rëndësishme sa marrëdhënia e saj me Moskën dhe Pekinin.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat