“Super-kamera”, sensorë, lexues targash e sisteme “hi tech” në akset kryesore të Shqipërisë. Projekti për Qendrën e Monitorimit të Trafikut
Shqipëria po bëhet gati të aplikojë një sistem inteligjent të monitorimit të trafikut rrugor. Sistemi parashikon vendosjen e kamerave dhe sensorëve të teknologjisë së fundit dhe të një serë pajisjes të tjera teknologjike, në akset më të frekuentuara të vendit, duke përfshirë Tiranën, Durrësin, Kavajën, Elbasanin, Fierin, Vlorën etj.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur tenderin për fazën e parë të Qendrës së Monitorimit të Trafikut që përfshin një distancë 200 kilometra.
Fondi limit është rreth 2.3 miliardë lekë. Prioritet për vendosjen fillestare të Sistemeve Inteligjente të Transportit do t'u jepet nën-sektorëve Rrugë dhe Porte/Transport Detar.
Në relacionin e tenderit të projektit evidentohet se krahas përmirësimit të vazhdueshëm fizik të infrastrukturës së transportit, Qeveria dëshiron të hartojë dhe zbatojë Sistemet Inteligjente të Transportit dhe për këtë arsye, është hartuar një Strategji Kombëtare për vendosjen e sistemeve inteligjente të transportit. Zbatimi i kësaj strategjie duhet të ndihmojë që korridoret kryesore të transportit të Shqipërisë të bëhen pjesë e një sistemi të sigurt, të integruar dhe multimodal të transportit ndër-evropian.
Objektivat kryesore të Shqipërisë që duhen ndjekur nëpërmjet sistemit inteligjent të transportit janë Përmirësimi i sigurisë në trafik dhe zvogëlimi i gjasave për aksidente, përmirësimi i flukseve dhe lëvizshmërisë së trafikut dhe reduktimi i bllokimeve të trafikut.
Projekti parashikon një qendër kontrolli, që zotëron personelin operacional të përfshirë për sigurinë rrugore, trafikun dhe menaxhimin e zbatimit, si dhe aplikacionet e nevojshme qendrore Hardëare dhe Softëare për menaxhimin e të gjitha pajisjeve të stacionit. Në funksion të këtij projekti parashikohet që në akset kryesore të vendit të instalohen kamera, sensorë zbulimi trafiku, stacione moti, transmetues me fuqi të ulët, kamera për lexime targash, matës peshe, matës të cilësisë së ajrit etj.
Në funksion të këtij projekti është hapur edhe një tender për ndërtimin e godinës ku do të vendoset sistemi.
Fondi limit është 205 milionë lekë dhe parashikon ndërtimin e godinës së re në zonën e Kamzës. Në fazën e parë të projektit, për 200 kilometra parashikohet një staf prej 158 personash.

Kush “fshihet” pas kompanive ‘offshore’ të kontratave publike? Koncesionet në sitë. Synim identifikimi i pronarëve në parajsa fiskale
Në Kuvend është depozituar një nismë ligjore që synon të rrisë transparencën e atyre që përfitojnë nga fondet publike. Në ligjin aktual, lejohet që një pjesë e......

Më shumë burra me arsim të punësuar në TIK se sa gra - Në Europë të rinjtë zënë shumicën e vendeve të punës
Ndërsa shumë fusha të ndryshme të arsimit janë të vajza dhe gra duket se Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit nuk është shumë e preferuar për to në......

KESH: 5 vjet, çmim fiks për blerje energjie - Planet/ Kontratë afatgjatë me prodhuesit, mund ta sigurojmë me 270 euro/MWh
Korporata Elektorenergjetike Shqiptare planifikon të kryejnë një blerje energjie afatgjatë për 5 vite. Ky veprim argumentohet me nevojën për menaxhimin e......

Një qytet lundrues me 250 mijë njerëz - U krijua nga Aztekët më shumë se 700 vjet më parë! (FOTOT)
Kopshtet lundruese të Xochimilco, 28 km në jug të qendrës historike të qytetit të Meksikos janë një fermë-ishull e krijuar nga njeriu, një nga mbetjet e fundit......

Banka e Anglisë në lëvizje të re emergjente për të qetësuar tregjet!
Banka e Anglisë ka paralajmëruar për një "rrezik material" për stabilitetin financiar pasi bëri një lëvizje të re emergjente për të qetësuar tregjet. Ajo......

Kush janë 7 qytetet kryesore të lojërave të fatit në botë me kazinotë më të mëdha – Ja renditja
Asgjë nuk mund të përputhet me shkëlqimin dhe magjepsjen e një vendi kazinoje. Megjithëse bixhozi në një kazino është një përvojë e pakrahasueshme në......

Nga rrjedh fjala ‘taksi’ dhe pse i quajmë kështu ende edhe sot?!
Ekzistojnë disa versione të origjinës së termit taksi. Ekziston një hipotezë e natyrës historike, e lidhur me sistemin e shpërndarjes së postës, e cila sheh si......

Eksodi i tregut të punës në Britani - Ul normën e papunësisë në 3.5% në muajin gusht
Shkalla e papunësisë në Britani ra në nivelin më të ulët që nga viti 1974 në 3.5%, e nxitur nga një rritje rekord në numrin e personave që largoheshin nga......