Shqipëria Postuar më 11 Tetor 2022, 12:42

KESH: 5 vjet, çmim fiks për blerje energjie - Planet/ Kontratë afatgjatë me prodhuesit, mund ta sigurojmë me 270 euro/MWh

Nga SCAN TV
KESH: 5 vjet, çmim fiks për blerje energjie - Planet/ Kontratë

Korporata Elektorenergjetike Shqiptare planifikon të kryejnë një blerje energjie afatgjatë për 5 vite. Ky veprim argumentohet me nevojën për menaxhimin e kostove, duke parashikuar ulje të kostove për blerje energjie përmes formulës çmimi burse, minus një vlerë të pacaktuar ende. Gjithsesi, teksa iu referohet çmimeve aktuale në tregjet ndërkombëtare, korporata përllogarit se çmimi i fiksuar për 5 vitet e ardhshme, të jetë rreth 270 euro/Mwh.

Sipas KESH, një çmim fiks për 5 vite do të thotë që pritshmëria e çmimit për periudhën të mesatarizohet nga prodhuesi. “Për shembull prodhuesi merr parashikimin e çmimit të energjisë për 5 vitet e ardhshme dhe e mesatarizon atë në një çmim fiks, në të cilin shton vlerën e parasë në kohë, riskun e tregut dhe fitimin e tij”, -thuhet në dokumentet zyrtare.

“Nëse shoqëria lidh një kontratë sipas çmimeve të mësipërme, efekti kryesor që do të vinte në rezultat financiar është ai i shpërndarjes së drejtë të kostos së energjisë përgjatë periudhës 5-vjeçare, duke sjellë një barrë të njëjtë dhe të llogaritshme për buxhetin e shtetit, që do të duhet të kryejë subvencion. Kjo përkundrejt riskut që çmimet e bursës të mund të akomodohen në më të ulta nën çmimin fiks në një periudhë të shpejtë”,- shtohet më tej.

Këto plane të Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare vijnë në një kohë kur çmimet në bursa janë tejet të luhatshme, teksa strategjia e qeverisë po synon shtimin e kapaciteteve prodhuese në vend, që do të sjellin një ulje të varësisë nga importi. Në rast të finalizimit, kjo do të jetë praktika e parë e aplikimit të kontratave afatgjata nga KESH, që përgjatë gjithë periudhës së emergjencës së furnizimit me energji, ka realizuar blerje me baza ditore ose javore.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat