Shqipëria Postuar më 11 Tetor 2022, 11:57

Qeveria, detyrim HEC-eve për energjinë e prodhuar - Do ia shesin OSHEE-së me çmim të rregulluar. Emergjenca shtyhen deri në 30 qershor 2023  

Nga SCAN TV
Qeveria, detyrim HEC-eve për energjinë e prodhuar - Do ia shesin

Qeveria ka shtyrë gjendjen e emergjencës në furnizimin me energji deri në 30 qershor të vitit që vjen. Vendimi u miratua në mbledhjen e datës 10 tetor, teksa kjo është shtyrja e dytë pas asaj të prillit që përcaktonte se emergjenca do zgjaste deri në fund të këtij viti.

Paralelisht, në vendimin e fundit është vendosur detyrimi I shërbimit publik ndaj prodhuesve me përparësi të energjisë elektrike, që kanë kontratë me shoqërinë “Furnizuesi i tregut të lirë”, që është nja nga kompanitë e OSHEE Group.

Sipas vendimit të qeverisë, gjatë periudhës së emergjencës, prodhuesit me përparësi janë të detyruar t’ia shesin  “Furnizuesi i tregut të lirë”, energji elektrike, sipas çmimit të përcaktuar nga Enti Rregullator i Energjisë, që përgjatë vitit 2022 është 8.5652 Lekë/kwh apo 0.73 euro/kwh.

Ndërkaq, shtyrja e gjendjes së emergjencës nënkupton se deri në 30 qershor 2023 investimet e kompanive publike të energjisë do të mbeten të pezulluar, përveç atyre që konsiderohen si të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë.

Gjithashtu, OSHEE, KESH dhe OST do të duhet të vijojnë koordinimin e ushtrimit të aktivitetit, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike. Këtu përfshihet, edhe vendimi tjetër i qeverisë, që transferoi kompetencat për blerjen e energjisë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, te Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, si dhe autorizoi këtë të fundit për të zhvilluar një procedurë për marrjen me qira të një aseti të prodhimit të energjisë termike.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat