Bota Postuar më 11 October 2022, 10:20

Dollari ngjitet në nivelin më të lartë në 2 dekada - Mbështetet nga tensionet gjeopolitike dhe nga politika shtrënguese e FED

Nga SCAN TV
Dollari ngjitet në nivelin më të lartë në 2 dekada -

Dollari amerikan ka vijuar tendencën në rritje edhe në sesionin e sotëm dhe po mbështetet nga pritshmëritë se Rezerva Federale do të rrisë normat e interesit në takimin e radhës, nga ngadalësimi i ekonomisë dhe tensionet gjeopolitike.

Të dhënat pozitive mbi punësimin në SHBA kanë shtuar pritshmëritë se banka qëndrore amerikane do të shtrëngojë sërish politikën monetare për të luftuar inflacionin e lartë. Deri në vitin 2023, analistët parashikojnë se normat e interesit do të jenë në nivelin më të lartë në disa dekada.

Përsa i përket tensioneve gjeopolitike, Rusia ka vijuar sulmet me raketa në qytetet e Ukrainës edhe ditën e hënë, në shenjë hakmarrje ndaj rrëzimit të urës në Krime, që u aneksua nga Rusia në vitin 2014.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në mbi 113, niveli më i lartë në 20 vitet e fundit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 19 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1280 dollarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......