Bota Postuar më 11 October 2022, 10:19

Nafta zgjeron humbjet, tregtohet pranë 95 dollarë - Ndikon forcimi i Dollarit dhe rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë

Nga SCAN TV
Nafta zgjeron humbjet, tregtohet pranë 95 dollarë - Ndikon forcimi i

Nafta po qëndron në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet prej rreth 2% një ditë më parë, për shkak të forcimit të dollarit amerikan dhe rasteve të reja me Covid-19 në Kinë, që mund të ngadalësojnë kërkesën për naftë.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 95 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 90 dollarë për fuçi.

Një dollar më i fortë i bën lëndët e para që janë të denominuara në monedhën e gjelbër, më të shtrenjta për zotëruesit e monedhave të tjera.

Ndërkohë, në Kinë rastet e reja me Covid-19 kanë prekur nivelin më të lartë që nga gushti i këtij viti dhe kanë detyruar autoritetet të vendosin kufizime të reja. Megjithatë, humbjet po kufizohen nga vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin me rreth 2 milionë fuçi naftë në ditë, për shkak të shenjave të ngadalësimit të ekonomisë.

Vendimi vjen në një kohë që Bashkimi Europian do të zbatojë sanksionet e reja ndaj naftës ruse, duke filluar nga dhjetori i këtij viti.

SCAN

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......