Shqipëria Postuar më 10 Tetor 2022, 14:08

Miratohet buxheti i 2023/Ibrahimaj: Nuk do ketë rritje të çmimit të energjisë. Për familjet vijojmë politikat mbështetëse në kuadër të krizës së çmimeve

Nga SCAN TV
Miratohet buxheti i 2023/Ibrahimaj: Nuk do ketë rritje të

Qeveria shqiptare ka miratuar projekt-buxhetin e vitit 2023, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë procedurave parlamentare të diskutimit në komisione dhe miratimin në seancë plenare. Për buxhetin e ri parashikohet të ketë një kalendar të posaçëm.

Ndërsa njoftoi vendimin, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj tha se vitin e ardhshëm do të vijojë mbështetja buxhetore që të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë. Po ashtu, buxheti i ri do të mbështesë politikat e tanishme që kanë në fokus që kriza e çmimeve të mos ndikojë negativisht buxhetet e familjeve shqiptare.

Sa i përket amnistisë fiskale që po kundërshtohet ashpër nga ndërkombëtarët, ministrja tha se nuk ka një datë se kur mund të miratohet kjo nismë. Ajo bëri me dije se paralelisht po punohet që të hartohen aktet nënligjore për zbatimin e saj.

“Po punojmë në mënyrë që parelalisht me ligin e amnistisë të hartojmë të gjithë bazën nënligjore me qëllim që kurdo që të arrijmë më një produkt final të kemi gati dhe infrastrukturën për zbatimin e saj” tha Ibrahimaj.

 

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat