Rritja e çmimeve të energjisë - Von der Leyen: Brenda dy javëve, propozimi ynë për të frenuar rritjen

"Komisioni Europian do të dalë brenda dy javëve të ardhshme me një propozim për të frenuar rritjen e çmimeve të energjisë. Qëllimi është të ulim çmimet në një nivel të caktuar pa rrezikuar sigurinë e furnizimit." Kështu deklaroi presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, në një deklaratë për mediat nga Talini pas takimit me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.
Në buxhetin e BE-së burimet dhe fleksibiliteti janë jashtëzakonisht të kufizuara, shtoi von der Leyen. Sipas saj, buxheti ynë nuk ishte projektuar për t'u përballur me sfida të shumta, siç është lufta në Ukrainë. Ai u konceptua në vitin 2020 dhe shumë sfida u shfaqën më vonë. "Nëse duam të vazhdojmë të përdorim buxhetin e BE-së për të dhënë përgjigje të përbashkëta ndaj sfidave të përbashkëta, ne duhet të bëjmë një rivlerësim të nevojave të reja dhe situatave të reja gjeopolitike", nënvizoi von der Leyen.
“Presim që finalizimi i marrëveshjes për propozimin legjislativ të Komisionit për gazin të jetë në nëntor, kur do të mblidhet Këshilli i ri i jashtëzakonshëm për Çështjet e Energjisë”, theksoi ajo. Sipas një zyrtari të lartë europian, në Këshillin e Çështjeve të Energjisë që pritet të mblidhet Brenda kësaj jave, Komisioni do të sqarojë përmbajtjen e propozimit të tij, që pritet më pas të mbërrijë në tryezën e takimit të ministrave të Energjisë më 25 tetor. Samiti i liderëve në Bruksel do të shërbejë për të hequr çdo pengesë të mundshme për arritjen e një marrëveshjeje, shtoi zyrtari europian.
SCAN
Sondazh

Mashtrim ndaj shtetit për 34 miliardë euro - Kontratat, korrupsioni dhe shpërblimet e “fryra” në Itali gjatë 5 viteve të fundit
Mashtrimi ndaj shtetit me fonde publike në Itali nga viti 2017 deri në 2021 llogaritet në rreth 34 miliardë euro, mesatarisht 7 miliardë në vit. Rreferuar......

Gjermania, masa për kursimin e gazit - Komisioni i ekspertëve harton draftin. Gati mbështetja për familjet dhe bizneset
Komisioni i ekspertëve në Gjermani, i ngarkuar me hartimin e planeve për të lehtësuar ndikimin e rritjes së çmimeve të gazit te konsumatorët, ra dakord për një......

Ngadalësohet aktiviteti ekonomik në Kinë - Investitorët përfitojnë, ndërsa bie çmimi i naftës në tregje
Çmimet e naftës ranë të hënën, për shkak se investitorët morën fitime pas një raporti për ngadalësimin e aktivitetit ekonomik në Kinë, importuesi më i madh në......

FMN kundër amnistisë fiskale. Por propozon një alternativë: Të zëvëndësohet me "Program Deklarimi Vullnetar", por me 2 kushte
Fondi Monetar Ndërkombëtar vijon të mbetet i pandryshuar në qendrimin kundër realizimit të një amnistie fiskale sipas variantit të qeverisë, të publikuar në......

Panele diellore për ministritë - Vetëprodhim i energjisë, borxhet e institucioneve ndaj OSHEE-së kanë arritur 5 miliardë lekë
Në tarracat e kryeministrisë dhe ministrive të linjës do të instalohen panele fotovoltaike. Këshilli i Ministrave ka autorizuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit,......

Çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare me paratë që po arkëton nga rritja e çmimeve? FMN sugjeron 3 rrugë
Në kushtet e rritjes së çmimeve, që një ndër rrjedhojat që ka është edhe rritja e të ardhuarve në arkën e shtetit, Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeron......

Do të investojë 10 miliardë euro në energjinë e gjelbër - Shoqëria më e madhe e energjisë në Gjermaninë Lindore me një plan tranzicioni
Kriza energjetike e shtyu Gjermaninë të rikthejë sa më shumë termocentrale me qymyr në një afat të afërt. Megjithatë, kompanitë e karburanteve fosile janë ende......

Tregu i monedhave e nis javën në qëndrueshmëri - Investitorët të shqetësuar për rritjen e tensioneve gjeopolitike me Rusinë
Tregu i monedhave e ka nisur javën në qëndrueshmëri, por të dhënat pozitive mbi punësimin në SHBA kanë përforcuar pritshëmritë se Rezerva Federale do të vijojë......