Gjermania, masa për kursimin e gazit - Komisioni i ekspertëve harton draftin. Gati mbështetja për familjet dhe bizneset

Komisioni i ekspertëve në Gjermani, i ngarkuar me hartimin e planeve për të lehtësuar ndikimin e rritjes së çmimeve të gazit te konsumatorët, ra dakord për një sërë propozimesh. Sipas draftit, qeveria do të paguajë për një muaj faturën e gazit të familjeve dhe bizneseve, ndërsa po punohet për një skemë të veçantë për konsumatorët e mëdhenj gazit në sektorin industrial.
Në një fazë të dytë, qeveria mund të subvencionojë 60-80% të konsumit të parashikuar të gazit, ku konsumatorët duhet të paguajnë pjesën e mbetur me çmimet e tregut, duke nxitur kursimet e energjisë. Çmimi i subvencionuar mund të jetë rreth 12-14 cent për kilovat orë.
Nëse miratohet, skema do të paguhet nga paketa e ndihmës prej 200 miliardë euro, që qeveria e kancelarit Olaf Scholz njoftoi në fund të muajit të kaluar për të zbutur ndikimin e rritjes së çmimeve të energjisë në ekonominë më të madhe të Europës.
Komisioni do të paraqesë një raport të ndërmjetëm. Ekspertët thonë se avantazhi i pagesës së faturës së gazit nga qeveria vetëm për një muaj ofron lehtësim të menjëhershëm, por ana negative është se nuk ofron stimuj për të kursyer pavarësisht vlerësimeve se të paktën 20% e kursimeve të gazit nevojiten për të shmangur mungesat.
SCAN
Sondazh

Ngadalësohet aktiviteti ekonomik në Kinë - Investitorët përfitojnë, ndërsa bie çmimi i naftës në tregje
Çmimet e naftës ranë të hënën, për shkak se investitorët morën fitime pas një raporti për ngadalësimin e aktivitetit ekonomik në Kinë, importuesi më i madh në......

FMN kundër amnistisë fiskale. Por propozon një alternativë: Të zëvëndësohet me "Program Deklarimi Vullnetar", por me 2 kushte
Fondi Monetar Ndërkombëtar vijon të mbetet i pandryshuar në qendrimin kundër realizimit të një amnistie fiskale sipas variantit të qeverisë, të publikuar në......

Panele diellore për ministritë - Vetëprodhim i energjisë, borxhet e institucioneve ndaj OSHEE-së kanë arritur 5 miliardë lekë
Në tarracat e kryeministrisë dhe ministrive të linjës do të instalohen panele fotovoltaike. Këshilli i Ministrave ka autorizuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit,......

Çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare me paratë që po arkëton nga rritja e çmimeve? FMN sugjeron 3 rrugë
Në kushtet e rritjes së çmimeve, që një ndër rrjedhojat që ka është edhe rritja e të ardhuarve në arkën e shtetit, Fondi Monetar Ndërkombëtar i sugjeron......

Do të investojë 10 miliardë euro në energjinë e gjelbër - Shoqëria më e madhe e energjisë në Gjermaninë Lindore me një plan tranzicioni
Kriza energjetike e shtyu Gjermaninë të rikthejë sa më shumë termocentrale me qymyr në një afat të afërt. Megjithatë, kompanitë e karburanteve fosile janë ende......

Tregu i monedhave e nis javën në qëndrueshmëri - Investitorët të shqetësuar për rritjen e tensioneve gjeopolitike me Rusinë
Tregu i monedhave e ka nisur javën në qëndrueshmëri, por të dhënat pozitive mbi punësimin në SHBA kanë përforcuar pritshëmritë se Rezerva Federale do të vijojë......

Tregjet europiane, në rënie - Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, duke vijuar ndjenjën negative globale, pas të dhënave mbi punësimin në SHBA që sugjerojnë se......

Nafta, në nivelin më të lartë që nga 30 gushti - Mbështetet nga ulja e prodhimit të OPEC dhe sanksionet e BE-së ndaj Rusisë
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, por po qëndron në nivelin më të lartë në 5 javët e fundit. Çmimet janë mbështetur nga vendimi i OPEC+......