Shqipëria Postuar më 10 Tetor 2022, 12:30

FMN kundër amnistisë fiskale. Por propozon një alternativë: Të zëvëndësohet me "Program Deklarimi Vullnetar", por me 2 kushte

Nga SCAN TV
FMN kundër amnistisë fiskale. Por propozon një alternativë:

Fondi Monetar Ndërkombëtar vijon të mbetet i pandryshuar në qendrimin kundër realizimit të një amnistie fiskale sipas variantit të qeverisë, të publikuar në muajin qershor të këtij viti. Në deklaratën për mediat, FMN tha se ‘projektligji ka të ngjarë të dëmtojë moralin tatimor” dhe se nuk mund të konsiderohet si një kartë "dalje nga burgu" për shmangësit e mëdhenj të taksave, sepse përfshin një falje të konsiderueshme të taksave, përveç heqjes së plotë të interesit dhe gjobave dhe dhënies së imunitetit efektiv nga ndjekja penale dhe inspektim i mëtejshëm nga forcat e zbatimit të ligjit për sa i përket burimit të fondeve që do të amnistohen.

Qeveria duhet të ndryshojë amnistinë fiskale me një program deklarimi vullnetar (PDV), i cili nuk i përjashton nga të gjitha detyrimet tatimore.  Një PDV duhet të zbatohet vetëm kur plotësohen disa kushte. 

(i) Një administratë tatimore moderne, kompetente dhe e mirëinformuar dhe me mjetet e duhura të kontrollit dhe zbatimit të ligjit, dhe kjo aftësi i është demonstruar publikut për të siguruar që ka një rrezik të besueshem zbulimi.  Kjo duhet të ekzistojë për të krijuar besimin se shmangësit e taksave që nuk deklarojnë do të ndiqen dhe ndëshkohen dhe se nuk do të ketë një PDV të mëtejshme; 

(ii) një kornizë efektive per luften kunder pastrimit te parave dhe luften kunder financimit te terrorizmit LPP/LFT që është në gjendje të zbusë rreziqet e PDV.

Në shumë vende në zhvillim dhe me të ardhura të ulta, parakushtet për një PDV të suksesshme nuk përmbushen.

Në rastin e Shqipërisë, ndërsa Drejtoria e Pergjithshme e Tatimeve ka bërë progres, kapaciteti i saj i auditimit dhe hetimit mbetet ende i dobët, performanca e saj në mbledhjen e të ardhurave është e ulët, ndërsa shumë vlerësime nga auditimet mbeten të pambledhura, ka akses të pamjaftueshëm automatik në të dhënat e palëve të treta, veçanërisht informacionin e llogarive financiare.  Shqipëria ende ka mangësi strategjike për LPP/LFT” deklaroi FMN.

Sondazh

Poll
Europa 10 Tetor

Austri: Van der Bellen rizgjidhet president

Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin publik austriak ORF 78-vjeçari Van der Bellen ka marrë mbi 78 % të votave duke u rizgjedhur kështu......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat