A lehtësohet kriza e energjisë nga ulja e prodhimit të plastikës?!

Marrëdhënia jonë kolektive me plastikën është e pashëndetshme, dhe ky është një fakt i dokumentuar mirë dhe megjithëse ajo shpesh është helmuese e kemi të vështirë të shkëputemi. Përfundimet e arritura në raportin e publikuar ditën e martë (04.10) nga lëvizja globale Break Free From Plastic dhe organizata joqeveritare Center for International Environmental Law (CIEL), tregojnë për këtë dhe se si përdorimi i më pak plastikave mund të çlirojë më shumë energji për të ngrohur shtëpitë.
Në studimin e tyre 'Dimri po vjen: plastika duhet larguar', CIEL dhe Break Free From Plastic, që kanë anëtare mes tyre më shumë se 1900 shoqata joqeveritare, thonë se mospërdorimi i plastikave dhe paketimeve me një përdorim janë hap konkret që duhet hedhur nga vendim-marrësit për të kontribuar në përpjekjet e gjithanshme për të ulur konsumin e lëndëve djegëse me bazë fosile.
Autorët e studimit thonë, se ka ardhur koha që BE "të përballet me problemin kryesor të lëndëve djegëse që është plastika.”
Plastika, një nënprodukt derivat i lëndëve djegëse me bazë fosile, që prodhohet në procese që konsumojnë shumë energji dhe që ose hidhet, ose digjet ose riciklohet, shkon krah për krah me emetimin e dioksidit të karbonit në çdo hap të jetës. Prodhimi i plastikës në Europë është rritur nga 0,35 milionë ton në vitin 1950 në 55 milionë ton në vitin 2020 dhe plastika ka tregun më të madh të industrisë petrokimike të BE.
Sipas raportit të në fjalë, gati 15 % e gjithë gazit të BE dhe 14 % e naftës janë harxhuar në vitin 2020 për të prodhuar petrokimiatet. Pjesa më e madhe e tyre ka shkuar për të prodhuar plastika. Raporti shënon për shembull, se sasia e gazit të përdorur për të prodhuar plastikën, është e njëjtë me sasinë e gazit që harxhohet në përgjithësi nga Holanda.
Po ashtu, vendet që harxhojnë sasinë më të madhe të gazit dhe naftës për të prodhuar plastikë, Belgjika, Gjermania, Spanja, Franca, Italia, Holanda dhe Polonia, janë përgjegjës për 77 % të të gjithë mbetjeve plastike në BE.
Duke pasur parasysh këtë fakt si dhe përpjekjet për të gjetur burime gazi jashtë Rusisë, Delphine Levi Alvares, koordinatore europiane e organizatës Break Free From Plastic thotë, se është gabim serioz të mos e përfshish këtë sektor në programin e BE-së "Ruaje gazin për dimrin", i cili synon të sigurojë ngrohje dhe rrymë për rajonin në muajt e ardhshëm.
"Ndërkohë që familjet dhe biznesi i vogël janë duke u përballur me fatura energjie që kanë shkuar në stratosferë, industria petrokimike është duke i harxhuar burimet e pakta për të prodhuar plastikë të panevojshme një përdorimësh, duke e ndezur edhe më shumë krizën e energjisë në BE,” tha ajo gjatë publikimit të studimit.
Raporti ka në fund një seri rekomandimesh. Ato përmbajnë si rekomandime që vendet e BE-së të vendosin kufi për të ulur sasinë e përgjithshme të paketimeve që lejohet të hyjë në tregun e tyre, të vendosin limit në volumin e prodhimit të plastikës në të gjithë botën dhe të pezullojnë ndërtimin e infrastrukturave të reja për nxjerrjen e lëndëve djegëse me bazë fosile, përfshirë edhe impiantet petrokimike.
Autorët po ashtu bëjnë thirrje për parandalimin ambicioz dhe të detyrueshëm dhe ripërdorimin e 50 % të plastikave deri në vitin 2030 dhe 80 % deri në vitin 2040 dhe ndalimin e paketimeve të panevojshme, si për shembull paketimin individual një përdorimësh dhe paketimin e frutave dhe perimeve.
Megjithëse Europa ka bërë disa hapa në drejtim të plastikës, përfshirë strategjinë e saj të 2018, ndalimin e mëvonshëm të disa artikujve me një përdorim, si dhe rolin që luan në përpilimin e marrëveshjeve ndërkombëtare të detyrueshme për t'i dhënë fund ndotjes plastike, raporti thotë se Unioni duhet të bëjë tani hapa drejt ndalimit direkt të prodhimit të plastikës së re. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Austri: Van der Bellen rizgjidhet president
Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin publik austriak ORF 78-vjeçari Van der Bellen ka marrë mbi 78 % të votave duke u rizgjedhur kështu......

‘Kërcen’ sërish Dollari amerikan – Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje të ndjeshme pasi në raport me javën që lamë pas është blerë këtë të hënë me 19.6 lekë dhe është shitur me 120.6......

SHBA synon të pengojë industrinë e çipave të Kinës me rregulla të reja gjithëpërfshirëse të eksportit!
Administrata Biden publikoi një grup gjithëpërfshirës të kontrolleve të eksportit, duke përfshirë një masë për të shkëputur Kinën nga çipat e caktuar......

Një kufi i çmimit të naftës ruse do të ndryshonte rrënjësisht ekuilibrin e fuqisë midis OPEC dhe Perëndimit - Analistët: "Rregullat e lojës po ndryshojnë"!
Një kufizim i çmimit të naftës ruse ka implikime më të gjera për OPEC-un dhe dinamikën e fuqisë së grupit me Perëndimin, sipas një analistëve të energjisë.......

Gjashtë vende të BE-së do të nisin bashkëpunimin ndërkufitar kundër trafikut të drogës – Priten përforcime në porte dhe sigurinë detare
Holanda, Belgjika, Gjermania, Franca, Italia shtojnë se Spanja kanë rënë dakord të forcojnë bashkëpunimin e tyre me vendet e Amerikës Latine për të luftuar......

Biden do të lëshojë 10 milionë fuçi të tjera naftë pas shkurtimeve të prodhimit të OPEC!
Në një përpjekje për të kundërshtuar rritjen e çmimeve në pompë, Presidenti Biden planifikon të grabisë "derrkucin e naftës" të vendit. Në nëntor,......

ARRSH hap tenderin për byppasin e Elbasanit - Kalim i korridorit 8, studim projekti 81 milionë lekë
Për të shmangur rritjen e volumit të trafikut që i dejtohet Juglindjes së vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për Bypassin e Elbasanit, një......

Kartëdebiti kripto për blerjet online - FTX dhe Visa në bashkëpunim, shërbimi në 40 shtete
Kompania e shkëmbimit të kriptomonedhave FTX po bashkëpunon me kompaninë Visa të kartave për ta bërë më të lehtë për individët anembanë globit përdorimin e......