Austri: Van der Bellen rizgjidhet president

Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin publik austriak ORF 78-vjeçari Van der Bellen ka marrë mbi 78 % të votave duke u rizgjedhur kështu sërish president i Austrisë me shumicë absolute, që është e nevojshme në raundin e parë të presidencialeve për t'u zgjedhur dhe tani nuk ka më nevojë për zgjedhje balotazhi.
Të gjithë kandidatët e tjerë për president kanë mbetur shumë pas Van der Bellenit me vota. Kandidati që renditet i dyti i partisë populiste të djathtë FPÖ, Walter Rosenkranz ka marrë 18 % të votave. Ndërsa kandidatët e tjerë shënojnë kuota një shifrore. Rezultati zyrtar pritet të shpallet gjatë së hënës së sotme, sepse pritet të numërohen edhe votat e dërguara me postë.
Presidenti në Austri ka kryesisht detyra të përfaqësimit të vendit dhe zgjidhet çdo gjashtë vjet dhe asnjëherë më parë nuk ka pasur kaq shumë kandidatë për president si këtë herë. Krahas Van der Bellen ishin edhe gjashtë kandidatë të tjerë, katër prej të cilëve nga radhët e partive të kampit të djathtë dhe të gjithë burra.
Në Austri deri tani të gjithë presidentët, që kanë kandiduar për një mandat të dytë janë rizgjedhur. 78-vejçari Van der Bellen nuk sheh asnjë problem me moshën e tij të madhe dhe sipas tij ky post të jep forcë.
Partia konservatore ÖVP dhe ajo socialdemokrate hoqën dorë nga paraqitja e kandidatëve të tyre. Argumenti i tyre ishte, se në fushatën elektorale kundër presidentit aktual nuk do të kishin asnjë shans për të fituar dhe partitë preferonin më mirë t'i kursenin paratë e fushatës. DW
E . S / SCAN
Sondazh

‘Kërcen’ sërish Dollari amerikan – Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?!
Dollari amerikan e ka nisur javën në rritje të ndjeshme pasi në raport me javën që lamë pas është blerë këtë të hënë me 19.6 lekë dhe është shitur me 120.6......

SHBA synon të pengojë industrinë e çipave të Kinës me rregulla të reja gjithëpërfshirëse të eksportit!
Administrata Biden publikoi një grup gjithëpërfshirës të kontrolleve të eksportit, duke përfshirë një masë për të shkëputur Kinën nga çipat e caktuar......

Një kufi i çmimit të naftës ruse do të ndryshonte rrënjësisht ekuilibrin e fuqisë midis OPEC dhe Perëndimit - Analistët: "Rregullat e lojës po ndryshojnë"!
Një kufizim i çmimit të naftës ruse ka implikime më të gjera për OPEC-un dhe dinamikën e fuqisë së grupit me Perëndimin, sipas një analistëve të energjisë.......

Gjashtë vende të BE-së do të nisin bashkëpunimin ndërkufitar kundër trafikut të drogës – Priten përforcime në porte dhe sigurinë detare
Holanda, Belgjika, Gjermania, Franca, Italia shtojnë se Spanja kanë rënë dakord të forcojnë bashkëpunimin e tyre me vendet e Amerikës Latine për të luftuar......

Biden do të lëshojë 10 milionë fuçi të tjera naftë pas shkurtimeve të prodhimit të OPEC!
Në një përpjekje për të kundërshtuar rritjen e çmimeve në pompë, Presidenti Biden planifikon të grabisë "derrkucin e naftës" të vendit. Në nëntor,......

ARRSH hap tenderin për byppasin e Elbasanit - Kalim i korridorit 8, studim projekti 81 milionë lekë
Për të shmangur rritjen e volumit të trafikut që i dejtohet Juglindjes së vendit, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin për Bypassin e Elbasanit, një......

Kartëdebiti kripto për blerjet online - FTX dhe Visa në bashkëpunim, shërbimi në 40 shtete
Kompania e shkëmbimit të kriptomonedhave FTX po bashkëpunon me kompaninë Visa të kartave për ta bërë më të lehtë për individët anembanë globit përdorimin e......

Itali, punë nga shtëpia të premteve për të kursyer energji - Iniciativë e Milanos, pritet të shtrihet edhe në bashki të tjera
Për të frenuar kostot e larta energjitike bashkia e Milanos një prej qyteteve të Italisë ka vendosur që dita e premte të jetë punë nga shtëpia. “Smart......