Itali, punë nga shtëpia të premteve për të kursyer energji - Iniciativë e Milanos, pritet të shtrihet edhe në bashki të tjera

Për të frenuar kostot e larta energjitike bashkia e Milanos një prej qyteteve të Italisë ka vendosur që dita e premte të jetë punë nga shtëpia.
“Smart working” një “trashëgimi” e pandemisë, por sot ajo mund të shfrytëzohet në një mënyrë më racionale. Për disa punonjës të Bashkisë së Milanos është një nga pikat e parashikuara në planin e këshillit bashkiak për të luftuar efektet e energjisë së shtrenjtë. Për arkat e Palazzo Marino-s, faturat dhe ngrohja mund të çojnë në një rritje të kostove me rreth 60 milionë euro.
Debati është në vijim. Javën e ardhshme pritet të merret një masë që mund të jetë një rezolutë e këshillit për të zbatuar menjëherë këtë vendim. Megjithatë, instrumenti ende nuk është vendosur. Nuk duhet të ketë pengesa por të gjitha sindikatat janë pro. Në plan pritet gjithashtu të specifikohet nëse do të jetë vetëm dita e premte apo do të shtohen dhe të tjera.
Zgjedhja e të premteve në shtëpi u bë e ditur nga kryebashkiaku Giuseppe Sala, i cili prezantoi edhe një pikë tjetër në të cilën po funksionon kryeqyteti lombard, pikërisht dritat e Krishtlindjeve. Ato parashikohen të vendosen për të vijuar me atmosferën festive të festave të fundvitit por mendohet që të vendosen me orar të përcaktuar ose të fiken më herët.
Milano po punon gjithashtu për të ndërhyrë edhe në ndriçimin publik. Në funksion të Krishtlindjeve, dritat festive nuk do të shfuqizohen por do të bëhen më të gjelbra. “Do të jenë të përmbajtura, me drita LED, ndoshta me orë disi të reduktuara. Por mendoj se dritat duhet të mbeten”, shpjegoi kryebashkiaku Beppe Sala.
Ende në diskutimet e ndriçimit, një tjetër hipotezë në terren është që, tregtarët në bashkëpunim të fikin fillimisht vitrinat.
Këto masa vijnë pasi kryetarët e bashkive ngritën alarmin në Itali për krizën energjitike dhe kërkuan një financim shtesë me 1 miliard euro, pasi në të kundërt mund të falimentojnë.
SCAN
Sondazh

New York shpall gjendjen e jashtëzakonshme - Shkak fluksi i emigrantëve, kosto shtetit 1 miliard dollarë në vit
Kryetari i New Jorkut, Eric Adams, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për të adresuar krizën e shkaktuar nga fluksi i migrantëve. Më shumë 17.000 persona......

Europa me rritje çmimesh në një tjetër sektor – Nga 2010 qiratë janë rritur me 18%, çmimet e banesave me 48%
Qiratë dhe çmimet e banesave në BE kanë vazhduar rritjen e tyre të qëndrueshme në tremujorin e dytë të 2022, duke u rritur përkatësisht me 1,7% dhe 9,9%,......

Rritje modeste e energjisë diellore - Në 8 muaj u prodhuan 32 300 Mwh, 0.70% e energjisë totale të gjeneruar
Rreth 32 300 mwh energji për 8 - mujorin e parë të këtij viti u prodhuan nga impiantet fotovoltaike, duke shënuar rritje të lehtë në raport me të njëjtën......

Anketa: Gjermania shihet si një partner ndërkombëtar më pak i besueshëm se më parë!
Gjermania është bërë një partner më pak i besueshëm, ka gjetur një studim i ri midis 14 vendeve. Por vendi ende shihet si ndër aleatët më të mirë dhe lideri de......

Bizneset “lulëzojnë” në kohë krize - 17 % më shumë sipërmarrjeve të reja, bie numri i subjekteve që mbyllen
Rritja e kostove dhe çmimeve të lëndëve të para nuk po frenon qytetarët në hapjen e bizneseve të reja. Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, ......

Telefonia fikse, tjetër rënie drastike, kanë mbetur 183 mijë - Vijon rritja shërbimeve mobile, në total 3,440,948 karta SIM në gysmën e parë të 2022
Ndërsa vit pas viti telefonat fiksë i kanë lëshuar terrenin smart phone-eve, tendenca është rritur fort gjatë këtij viti. AKEP raporton se Numri i pajtimtarëve......

Fed do të japë një tjetër rritje të madhe të normës pasi tregu i punës vijon të jetë në krizë!
Rezerva Federale duket pothuajse e sigurt se do të japë një rritje të katërt radhazi me 75 pikë bazë të normës së interesit muajin e ardhshëm, pasi një raport......

Kriptot akoma të pasigurta – Vidhen rreth 570 milionë dollarë nga një Blockchain i lidhur me Binance!
Një blockchain i lidhur me Binance, shkëmbimi më i madh i kriptove në botë, është goditur nga një hakerim prej 570 milionë dollarësh, tha një zëdhënës i......