Shqipëria Postuar më 8 October 2022, 11:34

Rritje modeste e energjisë diellore - Në 8 muaj u prodhuan 32 300 Mwh, 0.70% e energjisë totale të gjeneruar

Nga SCAN TV
Rritje modeste e energjisë diellore - Në 8 muaj u prodhuan 32 300 Mwh,

Rreth 32 300 mwh energji për 8 - mujorin e parë të këtij viti u prodhuan nga impiantet fotovoltaike, duke shënuar rritje të lehtë në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku prej këtyre impianteve u prodhua 30 500 mwh energji. Shifrat e këtij viti flasin edhe për një rritje të peshës së energjisë diellore, por që gjithsesi mbeten në nivele modeste në raport me sasisë totale të prodhuar, që dominohet nga ajo e gjeneruar në hidrocentrale.

Për periudhën janar-gusht të këtij viti energjia e prodhuar nga dielli përbën 0.70% të energjisë totale të prodhuar, ndërkohë që për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar përbënte 0.43% të saj. Aktualisht, kapaciteti total i impanteve diellore të instaluar arrin në 23 MË, teksa numri i centraleve është 11.

Ky numër mbetet i pandryshuar prej kohësh, teksa vetëm pak muaj më parë Enti Rregullator i Energjisë licencoi 5 kompani në veprimtrinë e prodhimit të energjisë elektrike nga centrale fotovoltaike të vegjël, duke i hapur rrugë rritjes së kapaciteteve gjeneruese nga dielli.

Këto janë licencat e para që jepen pas më shumë se 3 vitesh, nga koha kur është dhëna licenca e fundit për projekte që pëfitojnë nga masat mbështetëse të qeverisë, duke e çuar në 16 numrin e këtyre impianteve. Secili prej centraleve të rinj do të ketë një fuqi të instaluar prej 2 MË, ndërkohë që të gjithë ndodhen në zonën e Bitinckës, në Bilisht.

Ola Mitre / SCAN

 

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......