Shqipëria Postuar më 7 October 2022, 17:52

Bruksel, AMF kryeson delegacionin shqiptar në takimet shpjeguese me BE për kapitullin 9 “Shërbimet financiare”

Nga SCAN TV
Bruksel, AMF kryeson delegacionin shqiptar në takimet shpjeguese me BE

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ishte kryesues i delegacionit shqiptar që mori pjesë në takimet shpjeguese për kapitullin 9 të negociatave “Shërbimet financiare”, organizuar në Bruksel nga Komisioni Evropian. Gjatë takimit ku Autoriteti u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv,  Ervin Mete, në cilësinë e negociatorit të kapitullit 9, u theksua se është thelbësore përgatitja për procesin e negocimit të kapitujve dhe përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit shqiptar me acquis të BE.

Takimi u hap nga Drejtuesi i ekipit për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Evropian, Vincent Rey, si edhe nga fjalët përshëndetëse të znj. Majlinda Dhuka, Ministre Shteti dhe Kryenegociatore e Shqipërisë, si edhe znj. Drita Abdiu Halili,  Zv/Kryenegociatore e Maqedonisë së Veriut.

Më tej, ekspertët e Komisionit Evropian bënë një prezantim të direktivave dhe kërkesave që duhet të plotësojë Shqipëria sa i përket kapitullit 9 “Shërbimet Financiare”. Acquis në këtë kapitull rregullon shërbimet financiare në fushën bankare, atë të sigurimeve, pensioneve vullnetare, shërbimeve të investimeve dhe tregjeve të titujve. Së bashku me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, institucione të tjera kontribuese në këtë kapitull janë Banka e Shqipërisë, Instituti i Statistikave (INSTAT), si edhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD).

Përgjatë viteve të fundit është ndryshuar një pjesë e konsiderueshme e ligjeve për tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit, duke i përafruar me Direktivat dhe kuadrin ligjor evropian. Në vitin 2020 u miratuan ligjet e reja për tregjet e kapitalit, sipërmarrjet e investimeve kolektive, si edhe për tregjet financiare të bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë. Ndërsa në vitin 2021 u miratua ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Projektligji i ri për fondet e pensioneve private është në pritje të miratimit nga Këshilli i Ministrave.

Avancimi ligjor dhe rregullator i ndërmarrë nga Autoriteti u nënvizua edhe në Raportin e fundit të Progresit, të Komisionit Europian, publikuar në vitin 2021. Në gjetjet e Kapitullit 9-të “Shërbimet Financiare”, raporti thekson se “është bërë progres në lidhje me rekomandimet e vitit të kaluar përmes miratimit të ligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Live TV

Të fundit
Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......

Të gjitha lajmet

Më të vizituarat

Analiza 18 October Aurora Sulçe

Ekonomia nuk është armik!

Në vitin famëkeq 1997, unë isha vetëm 17 vjeçe dhe ndiqja gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë. Janë të pashlyera në kujtesën time frika dhe pasiguria e atyre......