Britania, 3 orë ndërprerje energjie në dimër?! Sipas Operatorit Kombëtar të Energjisë, kjo mund të ndodhë nëse pakësohet furnizimi me gaz

Familjet britanike dhe bizneset mund të përballen me ndërprerje të energjisë deri në tre orë në ditë këtë dimër nëse furnizimet me gaz do të jenë edhe më të pakta, ka paralajmëruar Operatori Kombëtar I Energjisë (National Grid).
Kompania tha se ishte një skenar "i pamundur", por shtoi se ndërprerjet e furnizimit ishin një mundësi nëse kriza e energjisë përshkallëzohej. Ndërprerjet mund të ndodhin në oraret e pikut dhe konsumatorët do të paralajmëroheshin paraprakisht. Por, si një "skenar bazë" Operatori pret që familjet të mos përballen me probleme.
Konsumatorët do të paralajmëroheshin të paktën një ditë më parë për ndërprerjet e energjisë elektrike, që do të ndodhin në periudha piku, ndoshta në mëngjes, ose më shumë gjasa midis orës 16:00 dhe 21:00. Ndërprerjet do të aletrnoheshin në mënyrë që të mos prekeshin të gjitha zonat e vendit në të njëjtën kohë.
Gjatë fushatës për drejtimin e Partisë Konservatore në gusht, kryeministrja Liz Truss u zotua se nuk do të kishte ndërprerje energjie këtë dimër. E pyetur të enjten nëse mund të garantonte se nuk do të kishte ndërprerje, kryeministrja tha se, "ajo për të cilën ne jemi të qartë është se kemi furnizim të mirë të energjisë. Jemi në një pozicion shumë më të mirë se vende të tjera, por sigurisht mund të bëjmë më shumë dhe kjo është arsyeja pse unë po punoj me partnerët tanë duke u siguruar që të kemi një furnizim të sigurt me energji në të ardhmen”.
Mbretëria e Bashkuar është shumë e varur nga gazi për të prodhuar energji elektrike, me termocentralet me gaz që prodhojnë më shumë se 40% të energjisë së vendit. Britania gjithashtu importon energji elektrike nga Europa.
National Grid, që furnizon me energji elektrike Anglinë, Skocinë dhe Uellsin, tha se pushtimi rus i Ukrainës kishte krijuar paqëndrueshmëri të mëdha në tregje. Flukset e gazit nga Rusia në Europë janë ndërprerë, duke i lënë vendet të përpiqen për furnizime alternative. Megjithëse Britania është shumë më pak e varur nga gazi rus sesa Europa kontinentale, ajo mund të preket seriozisht nga mungesa në furnizime në kontinent.
Në një raport, Operatori parashtroi tre skenarë të mundshëm për atë që mund të ndodhë këtë dimër.
Skenari I tij bazë është se do të ketë energji të mjaftueshme për t'i siguruar Britanisë nivele të ngjashme të energjisë elektrike me dimrat e mëparshëm. Por, ajo ka modeluar edhe dy skenarë të tjerë shqetësues që mund të lindin.
Në të dytin, kriza energjetike në Europë do të bënte që Britania të mos ishte në gjendje të importonte energji elektrike nga Franca, Belgjika apo Holanda, megjithëse energjia do të importohej ende nga Norvegjia. Pa marrë masa, National Grid paralajmëroi se kjo situatë mund të çojë në mungesa.
Megjithatë, Operatori tha se kishte arritur marrëveshje me tre kompani energjetike, EDF, Drax dhe Uniper, për të mbajtur në gatishmëri termocentrale shtesë me qymyr në rast se ato do të nevojiten. Operatori gjithashtu do të nisë një skemë nga 1 nëntori, e cila nxit bizneset dhe familjet të reduktojnë përdorimin e energjisë elektrike në periudhat e pikut.
Familjeve me matës inteligjentë mund t'u ofrohen pagesa për uljen e përdorimit, si për shembull duke shmangur përdorimin e makinës larëse, ose furrës së tyre. Familjet mund të paguhen rreth 10 paund në ditë.
Bizneset e mëdha do të paguhen për reduktimin e kërkesës, për shembull duke zhvendosur kohën e përdorimit të energjisë, ose duke kaluar në bateri ose gjeneratorë në kohë piku. Me këto masa, National Grid mendon se do të shmangen ndërprerjet e furnizimit. Megjithatë, ajo tha se kishte modeluar një skenar të tretë, më ekstrem, në të cilin kriza energjetike në Europë përshkallëzohet, duke rezultuar në mungesën e gazit të mjaftueshëm në Britani.
Në këtë rast, Operatori do të detyrohet të ndërpresë energjinë elektrike për shtëpitë dhe bizneset deri në tre orë gjatë ditës. Kjo masë, që nuk është zbatuar që nga vitet 1970, do të duhet të miratohej nga qeveria dhe mbreti.
Spitalet dhe "bizneset prioritare" do të mbroheshin nga ndërprerjet, ndonëse Shoqata e Rrjeteve të Energjisë tha se individët e cenueshëm nuk do të mbrohen domosdoshmërisht.
Raport i National Grid, bazuar në mënyrë specifike tek furnizimet me gaz gjatë dimrit, paralajmëron për një mungesë të mundshme të gazit këtë dimër në rast të një stine të ftohtë, që mund të kapërcehet me rritjen e çmimit të energjisë.
SCAN
Sondazh

Google prezanton smartwatch - Do të dalë në shitje më 13 tetor për 349,99 dollarë
Ora inteligjente e Google do të dalë në shitje më 13 tetor për 349,99 dollarë, tha kompania Alphabet, duke hyrë në territorin e dominuar nga Apple Watch në një......

Alarmi i bashkive për çmimin energjisë në Itali - “Qeveria të financojë 1 miliard euro, ose do të falimentojmë”!
Kryetarët e bashkive në Itali janë të shqetësuar për rritjen e çmimit të energjisë dhe i kërkojnë qeverisë të financojë edhe 1 miliard euro, pasi në të kundërt......

34 mijë përfitues të naftës falas - Përcaktohet afati i fundit i tërheqjes për fermerët e pajisur me kartë
Afro 34 mijë fermerë në të gjithë vendin përfitojnë naftë falas për të kryer punime të menakizuara në bujqësi, pa kosto të shtuar. Agjencia për Zhvillimin......

APP, kritika për raportimin e kontratave të tenderëve - Institucionet shtetësore, probleme me modifikimin, pagesat dhe kolaudimin e punimeve
Shumë institucione shtetërore raportojnë modifikime të afatit të kontartës, që është një nga elemenetët kryesorë të saj, ndonëse rastet kur mund të bëhen këto......

Këshilla e ekspertit: Ndërroni fjalëkalimet në E-albania - Haxhiymeri: Janë ekspozuar shumë të dhëna nga sulmet, bizneset të investojnë në siguri
Ndërsa askush nuk di të thotë me siguri çfarë të dhënash u janë vjedhur bizneseve apo qytetarëve shqiptarë përmes sulmeve kibernetike nga Irani, eksperti i IT,......

Përkeqësohet treguesi i ndjesisë ekonomike - Niveli më I ulët që nga 2022. Reflektoi rënien e besimit në ndërtim e shërbimeve
Treguesi i ndjesisë ekonomike regjistroi rënie me 1.9 pikë në muajin shtator, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2022. Të dhënat e publikuara nga......

Rritet me 25.8 % importi i kondicionerëve - Rezultuan me rritjen më të vogël të çmimeve gjatë kësaj periudhe
Parlajmërimi për krizë të energjisë elektrike dhe rritje të çmimit, nuk ka stepur qytetarët në blerjen e pajisjeve elektrike për ngrohje. Refruar të dhënave të......

Europa e uritur për energji po i ‘zhyt’ vendet në zhvillim në krizë më të thellë energjetike!
Bangladeshi pësoi ndërprerjen e energjisë elektrike më të keqe që nga viti 2014 të martën (4 tetor), një simptomë e furnizimeve të ndërprera të karburantit dhe......