APP, kritika për raportimin e kontratave të tenderëve - Institucionet shtetësore, probleme me modifikimin, pagesat dhe kolaudimin e punimeve

Shumë institucione shtetërore raportojnë modifikime të afatit të kontartës, që është një nga elemenetët kryesorë të saj, ndonëse rastet kur mund të bëhen këto ndryshime janë të mirëspecifikuara nga legjislacioni në fuqi”.
Konstatimi vjen nga Agjencia e Prokurimit Publik, në përfundim të hetimit administrativ sipas Planit të Monitorimit, si dhe duke u nisur nga mangësitë dhe problematikat e evidentuara në formularët e raportimit për zbatimin e kontratave të dërguara nga autoritetet kontraktore. Sipas APP, në formularin e raportimit autoritetet kontraktore duhet të përshkruajë asryet, rrethanat dhe argumentimin përkatës, mbi bazën e dispozitave ligjore që ëstë bërë modifikimi i kontratës.
Ndërkohë që, në çdo rast, duhet të dokumentojnë arsyet dhe argumentimet për modifikimin e kontratës ose të marrëveshjes kuadër. Po kështu, APP ka konstatuar edhe probleme me raportimet në drejtim të afatit të kryerjes së pagesave ndaj kompanive private, duke lënë të paspecifikuar afatet se kur do të bëhet likujdimi. Për këtë arsye, APP kërkon që kjo pikë të raportohet në përputhje të plotë dhe sipas parashikimeve të vendosura në kontratë, afate, që duhet të jenë në përputhje me legjislacinin në fuqi.
Paralelisht, probleme janë konstatuar edhe më raportimin e afatit të kolaudimit të punimeve, duke specifikuar se në shumë raste kolaudnimi kryhet disa muaj më vonë se datat e përfundimit të punimve, ndërkohë që legjislacioni në fuqi përcakton se duhet të kryeht brenda 30 ditësh nga përfundimi i tyre. Rekomandimet e APP, vijnë pas disa udhëzimeve të tjerë, ku është theksuar se institucionet shtetërore nuk mund të ndryshojnë kushtet e kontratave nga ato të përshkruara në dokumentet e tenderit dhe në ofertën fituese.
Për këtë arsye u kërkua hartimi i planit të zbatimit të kontratës pas çdo tenderi të realizuar për punë, mallra apo shërbime. Udhëzimi bazohej në ligjin e ri “Për prokurimin publik”, ndërkohë që nuk kanë munguar rastet kur autoritetet kontraktore kanë parashikuar të tjera kushte në kontratë, nga ato të parashikuara në garat tenderuese.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Këshilla e ekspertit: Ndërroni fjalëkalimet në E-albania - Haxhiymeri: Janë ekspozuar shumë të dhëna nga sulmet, bizneset të investojnë në siguri
Ndërsa askush nuk di të thotë me siguri çfarë të dhënash u janë vjedhur bizneseve apo qytetarëve shqiptarë përmes sulmeve kibernetike nga Irani, eksperti i IT,......

Përkeqësohet treguesi i ndjesisë ekonomike - Niveli më I ulët që nga 2022. Reflektoi rënien e besimit në ndërtim e shërbimeve
Treguesi i ndjesisë ekonomike regjistroi rënie me 1.9 pikë në muajin shtator, duke arritur nivelin më të ulët që nga viti 2022. Të dhënat e publikuara nga......

Rritet me 25.8 % importi i kondicionerëve - Rezultuan me rritjen më të vogël të çmimeve gjatë kësaj periudhe
Parlajmërimi për krizë të energjisë elektrike dhe rritje të çmimit, nuk ka stepur qytetarët në blerjen e pajisjeve elektrike për ngrohje. Refruar të dhënave të......

Europa e uritur për energji po i ‘zhyt’ vendet në zhvillim në krizë më të thellë energjetike!
Bangladeshi pësoi ndërprerjen e energjisë elektrike më të keqe që nga viti 2014 të martën (4 tetor), një simptomë e furnizimeve të ndërprera të karburantit dhe......

Si u godit Shqipëria nga dy “shock-et” globale të naftës në 1973 dhe 1979! Çfarë ishte Regjimi i Kursimit që u ashpërsua në vitet ‘80
https://www.youtube.com/watch?v=bvt77PikfWs Kreshnik KUÇAJ/SCAN Pasojat e zhvillimeve globale kanë ndikuar gjithnjë në Shqipëri, pavarësisht shkallës së......

Dollari vijon forcimin - Investitorët presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Dollari është forcuar ndjeshëm edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, pas disa komenteve të zyrtarëve të Rezervës Federale për të rritur normat e interesit.......

Bursat europiane, në rënie të lehtë - Investitorët presin të dhënat mbi punësimin në SHBA
Bursat europiane po qëndrojnë në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, duke mbyllur një javë shumë të paqëndrueshme. Investitorët po presin të dhënat mbi......

Nafta Brent, pranë 94 dollarë për fuçi - Biden kritikon vendimin e OPEC+, premton të ulë çmimet
Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, pas fitimeve të realizuara në tregtinë aziatike. Çmimet vijojnë të mbështeten nga vendimi i OPEC+ për......